AKTUALE

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan Agron Dedivanaj shpreh mirënjohje për Gjeneralin Clark

Banner

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan, Agron Dedivanaj ka bërë një deklaratë publike, duke shprehur mirënjohjen e komunitetit shqiptar në Miçigan për Gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe për rolin e tij në mbështetjen e Kosovës dhe të popullit shqiptar gjatë periudhës së pasigurisë.

Në deklaratën e tij, kryetari Dedivanaj theksoi se angazhimi dhe mbështetja e Gjeneralit Clark dhanë shpresë dhe forcë për të ecur përpara, dhe se sot populli i Kosovës dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të besojnë në drejtësinë dhe transparencën e proceseve ndërkombëtare.

“Ju shprehim mirënjohjen tonë, Gjeneral Clark, për kontributin dhe vëmendjen e vazhdueshme ndaj çështjeve që prekin paqen, sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë,” tha Dedivanaj.

Deklarata e Shoqatës “Jehona e Malësisë” reflekton angazhimin e diasporës shqiptare për të nderuar miqtë ndërkombëtarë dhe për të ruajtur kujtimin e sakrificave dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe drejtësi.

Ja postimi i plotë:

Në periudhat kur e ardhmja e popullit të Kosovës ishte e pasigurt, mbështetja dhe angazhimi juaj dhanë shpresë dhe forcë për të ecur përpara. Sot, populli i Kosovës dhe ish‐pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të besojnë në vlerat e drejtësisë dhe në përkushtimin tuaj për të mbështetur procese të drejta dhe transparente ndaj të gjithëve që po përballen me gjykim në Hagë.

Ju shprehim mirënjohjen tonë, Gjeneral Clark, për kontributin dhe vëmendjen e vazhdueshme ndaj çështjeve që prekin paqen, sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë.

Banner

Related posts

Tetovari humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërsa bashkëshortja lëndohet rëndë

Gjyla Halili

URIM I REISUL ULEMASË ME RASTIN E NATËS SË ISRAS DHE MIRAXHIT

Gjyla Halili

Shifra alarmante të ikjes së popullsisë, 170 mijë punëtorë kanë ikur në 5 vitet e fundit

Gjyla Halili