AKTUALE

Abdulselam Selami zhvillon takim me Kryetarin e Komunës së Studeniçanit: Ujësjellësi dhe Drislla, çështje urgjente për zgjidhje

Banner

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami, së bashku me kolegët Naimin dhe Daimin nga ekipi i AKI-së, ka zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, me fokus në çështjet më të ndjeshme që prekin banorët e kësaj komune.

Në takim u diskutua gjerësisht problemi i ujësjellësit, ku pavarësisht se banorët paguajnë rregullisht faturat ndaj NP “Ujësjellsi – Shkup”, ata vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit. Selami theksoi se kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme institucionale.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte deponia “Drislla”, e cila prej vitesh paraqet shqetësim serioz për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për fshatrat në afërsi të Batincës. Selami dhe ekipi i tij kërkuan që të merren masa mbrojtëse konkrete dhe të ndalet çdo rrezikim i mëtejshëm.

Abdulselam Selami deklaroi se angazhimi i tij dhe i ekipit do të vazhdojë pa ndërprerje, me qëllim që këto çështje të ngriten në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe të shtyhen për zgjidhje reale në dobi të qytetarëve.

“Zëri juaj në Qytet!” – mesazh i qartë nga Selami, i cili rithekson përkushtimin për transparencë dhe veprim konkret.

Banner

Related posts

Zgjerimi i “listës së zezë” me kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër i vuri në lëvizje institucionet, por edhe pritshmëritë

Gjyla Halili

Gashi: Fitorja e Taravarit, paralajmërim për një fitore të madhe të opozitës shqiptare më 8 maj

Gjyla Halili

115 vjet nga ngritja e Flamurit Shqiptar në Bratilë – Kryengritja e Malësisë së Madhe 1911

Gjyla Halili