OPINIONE

ANGAZHIMI INFORMATIK NË  ISLAM

Shkruan:
Taxhudin
Hamidi

Në Kuranin Fisnik thuhet:

“ O ju që keni besuar , në qoftë se një njeri i ligë e i poshtër ju vjen juve me ndonjë lajm, sqarojeni e bëjeni të qartë , që të mos dëmtoni njerzit nga padija dhe pastaj të ndjeni keqardhej për çfar bëtë.”(1)

Muhamedi s.a.v.s ka thënë : ( transkripcion ) , “ ene efssahu “. (2) që në shqip do të thotë : “ Unë jam njeriu i cili më së shumti e kam përdorur gjuhën “.
( adhebe lisane ) , dhe që e kam lodhur e munduar më së shumti për të mirën e informimit të drejtë dhe të pavarur.

Në praktikën e Muhamedit s.a.v.s. shumë lehtë mundë të vërehet se si ai pas çdo namazi të falur me besimtarët musliman kërkonte nga çdo njëri që ta informoj në lidhje me ndodhit e agjendës ditore.

Kjo tregon se pas namazit aktiviteti i parë ka qenë dhe mbetet informimi rreth ndodhive dhe analizat e drejta për aktualitetin apo ndodhit e rastitit.

Nga leksionet e ligjeratave narrative përmendet se Hazreti Lokmani (3) njëherë është urdhëruar nga mësuesi i tij të shkoj deri në mishtore për të blerë mish, mirpo nga lloji i mishit më të mirë, ai mësuesit ia solli dhe zgjodhi mishin ma të preferuar gjuhën e gjedhit.

Pas një kohe mësuesi përsëri e urdhëron të shkoj në mishtore për të blerë tani nga lloji i mishit më të keq.

Hazreti Lokmani i urtë edhe rradhën e dytë mësuesit ia solli gjuhën e gjedhit.

Mësuesi duke ditur urtësinë dhe gjeniozitetin e Hazreti Lokmanit
e pyeti :

“ O Lokman në dy rastet , edhe kur të kërkova nga lloi i mishit më të mirë dhe nga lloi i mishit më të keq ti më solle gjuhën !

Më trego për urtësinë e këti veprimi ?

Hazreti Lokmani u përgjigj : mishi i gjuhës është simbol i të mirës nëse përdoret
drejtë dhe gjthashtu është mishi më i keq nëse përdoret për të keq.

Feja islame kompletimin e besimit e kushtëzon përmes dëshmisë së gjuhës ose shprehjeve gjuhsore .

Andaj edhe besimtarët islam gjith andaj adhurojnë Zotin e tyre përmes gjuhës (lisan) .

Gjuha është teknika më moderne e të gjitha kohrave të cilën e krijoi Zoti që përmes saj të lexoj Kur’anin të ndërtoj Lutje dhe të Përkujtoj Allahun xh.sh. me shprehje më të zgjedhura që i posedon gjuha letrare , poetike dhe ajo e sistemit informatik.

Besimtarët islam gjithnjë janë munduar që gjuhën e tyre ta mbajë të njomë , duke lexuar , duke biseduar për çështjet më të rëndësishme të shoqërisë.

Feja islame në asnjë mënyrë gjatë aktiviteteve të njeriut nuk i anashkalon gjuhën dhe diciplinat e saja . (4)

Feja isalme përmes trajtimit të higjienës të individit ka paraparë që përveç rruajtjes dhe obligimin e pastrimit të dhëmbëve si besimtarë i cili ka për obligim leximin e Kur’anit ai gjithashtu obligohet të ngrit nivelin e përkujdesjes edhe rreth halitozës .

Feja islame duke ngritur elemntet për rëndësinë e shqiptimit dhe të shprehjes gjithnjë ka paraparë që hapsira dentale e gojës të mbetet e përgatitur dhe e gatshme për kontributin që ndërmer gjuha në dimenzionet informatike .

Me qëllim që rolit të gjuhës edhe nga aspekti teknik dhe fizik në asnjë moment të mos i paraqiten pengesa dhe anomali patologjike që do të pengonin detyrën e saj për përmbushjen e obligimit apostafat, konkret dhe apsolut të interpretimit dhe informimit, sepse gjuha është dhe konsiderohet si ( terxhumanul akël ) komentatorë i mendjes .

E gjith kjo përgatitje rreth të shprehurit të drejtë dhe të pavarur zhvillohet apostafat për një qëllim , që të rruhet zemra e mendjes dhe të mbaj të gjallë mendjen e njeriut dhe larg shkujdesjes.Jo rastësisht feja islame quhet EL RISALE , që do të thotë : shpallje , letër, mesazh,transferim i lajmit, dërgesë tekstuale dhe sistem informativ islam ose sistem informativ hynore. Feja islame e ka ngritur dhe është përpjekur gjithnjë që sistemi informativ të qëndroj drejt dhe fortë në të gjitha instancat shoqrore dhe politike .

I gjith ky angazhim dhe përpjekje intensive rreth ruajtjes së lajmit të drejtë dhe të pavarur bëhet për të mos mbetur shtresat e ulta dhe të dobëta pa mbështetje institucionale dhe në të kundërtën të mos inklinohen si përfillës të agjencioneve informative të huaja , siç janë : produkcione të ndryshme botrore , duke filluar nga ajo e filmit,teatrit, folklorit, shtëpive botuse dhe deri tek lajmet elektronike dhe ata të shkruara.

Populli musliman nuk meriton të ketë një informim të dobët,infam dhe infantile ose të huazuar qind për qind, shund dhe plagjiat.
Me një gjuhë të vetmuar dhe të pa organizuar .

Sepse populli musliman u inagurua nga katedra transcendente si bartës i sistemit të hidajetit integrues dhe të amanetit për të gjitha llojet e nevojshme udhëzuese.

Ne jemi popull i cili i takon proveniences e cila quhet EL RISALE, popull i porosive të vazhdueshme në dimenzionet e udhëzimeve të përhershme të hidajetit.

Gjithashtu, identifikohemi si popull i proviniencës IKRE , që do të thotë: popull i leximit , këndimit të mushafit, shprehjeve poetike ,letrare dhe të letrave në dorëshkrim apo të botuara.

Popull i cili gjithnjë ka konstatuar bindshëm dhe me besim të pa osciluar se ai popull i cili nuk lexon nuk ka ardhmëri përparimtare dhe nuk ka vizion të qartë ideologjik.

Jemi një trup kuptimor në rruzullin toksor i cili nuk nguron të shfaq angazhimet dhe benovelencën e tij si protektiv e eksegjezës islame .

Andaj pa hezitim quhemi popull i vahjit –shpalljes qiellore.

Po gjithashtu edhe populli jonë shqiptarë në këta treva ku dikurë është zhvilluar kultura dhe civilizimi botrorë dhe jo rastësisht është qujtur me tremin pers balak si
“ Shtëpia e Lartë “ (5) në aktiv veprimtarinë dhe pasivpasojat është ritur dhe ngritur me formulën shpirtrore moralo filozofike se :

“ karaxha lidhet për kërpeshi ndërsa buri për fjale”.

Siç është i mbushur oqeani me bukuri dhe pasuri natyrale poashtu edhe kultura jonë muslimane është e mbushur përplot me tregime të ndryshem në lidhje me ruajtjen e pavarsis mediatike.

Në shkencën e hadisit ku përshkruhet monografia e Imamëve të hadisit përmenden raste eklatante .

Psh. një imam i hadisit për një fjalë ose sinonim udhëton me muaj nga Bagdadi për në Medine për të konfirmuar formën integrale të një fjale ose rrëfimi .

Në historinë e Imamëve të Muhadisëve tregohet se si një nxënës shkon për të mësuar ose eksportuar dituri nga fushat e hadisit dhe pas kërkimit të gjatë arrinë të takohet me njeriun nga i cili duhet të i transmetoj fjalët e Muhamedit s.a.v.s..

Mirpo në momentit kur arrinë ai e gjenë njeriun(mësuesin) nga i cili do të transmeton hadise duke u munduar ta kap kalin e vet, mirpo gjat këtij operacioni për kapjen e kalit ai përdorte mjete mashtruese, që do të thotë se ai, po ndjellte kafshën që t’i afrohet me një enë të shprazur.

Duke e vërejtur këtë gjest normal që përdoret ndaj kafshëve ai mohon të mar hadise nga ky njeri i cili mashtron kafshën me enë të shprazur për ta kapur.

Ky gjest konvensional i mjaftoi që ai të kthehet pa mos realizuar projektin e tij shkencor në përmbledhjen e hadiseve të Muhamedit s.a.v.s.

Në lidhje me ruajtjen e pavarsis të sistemit informativ mjaftojnë fjalët e Muhamedit s.a.v..s i cili thotë : ( transkripcion ) “ men kdhdhebe alejje mteamidden feljetbevve mekadehu minennar”, (6) që në shqip do të thotë :
“ ai i cili me qëllim hudh gënjeshtra mbi mua , le të përgatis qëndrimin e tij në zjar”.

Përfundimisht , informimi mediatik i pavarur isalm ka për detyrë të luftoj të pavërtetën dhe të gjitha format e saja .

(transkripcion) , “ ja e juheledhine amenutekullahe ve kunu meassadikijn “.

“ o ju që keni besuar frigoheni Allahut dhe qëndroni me njerzit e sinqert.”

(transkripcion), “ vexhtenibu kaule zzur”. (7)

“largohuni nga shpekulimet dhe fjalët e dëmshme “.

(transskripcion),” inema jefterilkedhibeledhine la ju’minune bilah “.

“ ata të cilët shpifin gënjeshtra janë nga ta që nuk besojnë”. (8)

Allahu xh.sh. në Kur’an përmendën fjalën , (transkripcion),“ kavlen sedida”,
fajlë krahas të vërtetës nënkupton edhe hajrin – që përmes lajmit jo të informohet vetëm por edhe të arrihet e mira dhe fuqia e begative për të gjith njerzit e kësaj bote , botë e cila pa dishim pronar të vetmin ka Allahun xh.sh. .

Muhamedi s.a.v.s. në hadis thotë : ( transkripcion) , “ efshusselame bejnekum litehabu “.

“ Përcjelluni selamin – përshëndetjen në mes jush që të iu shmangeni urrejtjes”.

Mungesa e një sistemi informativ e të drejtë dhe të pavarur sigurisht se zvoglon mendjen objective dhe në këtë gjendje valon flamuri i djallit të zi.

Masat e popullsive muslimane pa një sistetm informativ e të pavarur nga agjencitë informative ndërkombëtare dhe pa një zhvillim gjuhësor në të gjitha fushat e studimi dhe informimit defakto se do të plogështojnë energjinë e gjeneratave të reja dhe do të pësojnë drastikisht kapacitet e resurseve të përgjithshme që mundësisht mundë ta afirmojnë popullin tonë jo vetëm në Ballkan por në suaza dhe trende kontinentale.

Agjencitë e huaja qenë në gjendje të manipulojnë mendjen dhe veprimtarinë tonë
dhe forcat tona gjithnjë ndihmojnë përshfaqjen e potencialeve të huaja duke na shëndruar në miop para burimeve më organike të kapacitetve eklatante dhe burimore .
Psh. gjatësia e shtratit të lumit Vardar përafërsisht është 270 kl.
( 9) këtë pasuri gjigante e shfritëzojnë e dhe gerkët kurse populli jonë vuan për vaditjen e kulturave ushqimore dhe për ujë të pishëm .

E gjith kjo dukuri negative ndodh përshkak të gjuhës dhe shfrytëzimit të saj të gabuar , duke u marë me përkthimin e lekturave greke , gjermane, japoneze dhe ruse, ku për fat të keq kemi haruar tekstet e tona, që kanë folklorizuar dhe kënduar pejsazhet e gjegrafisë sonë të pasur a si malet dhe fushat.

Andaj edhe nuk mjafton asnjë metodë pedagogjike dhe masë politike për valën dhe migrimin ekonomik të shqiptarve në vendet perendimore.

Duhet të kujtojmë me keqardhje kohën kurë ndalohet gjuha shqipe letrare në xhami dhe kisha vetëm evetën që populli religjioz shqiptarë të mbetet largë hrestomatikës linguistike letrare atuohtone.

Feja islame në forma të ndryshme dhe të pa ndërprera ka zhvilluar angazhimin dhe vazhdimësinë e drejtë informatike gjatë gjithë historisë që populli i çdo vendi të fitoj mundësi që ni’metet dhe resurset q’ia fali Allahu xh.sh t’ i përcaktoj me fjalë të drejta dhe shkencore.

Dua të potencoj se informimi i drejtë dhe i pavarur duhet të ndërtoj gjuhën ku do të vlersoj resurset e tyre autohtone . Duhet të motivojmë zhargonin politik të informimit për politikat e informimit ujor dhe bazeneve të ndryshme që lidhin interesin ton ekenomik.

Kjo është gjuha e cila do të ruaj të rinjtë tanë nga emigrimi dhe zhveshja demografike, e jo , potencialin njeri, ta shfritëzoj historia e cila nuk njeh historinë e popullit tonë për liri gjatë shekujve .

Derisa ne nuk zhvillojmë gjuhën e informimit të pavarur dhe të drejtë do ta kemi vështyrë të posedojmë një gjuhë ekonomeke , juridike,shkencore dhe fetare.

Nëse këtë e arimë atëherë mund të themi se kemi një gjuhë kombëtare – nacionale.
Nëse këta anomali vazhdojnë të mbretërojnë mes nesh ne mos dhash Zoti do të mbesim të shkruajm me laps të huaj të këndojmë vjershat me gjuh të vetmuar dhe djersi jonë të përfundoj në cilsinë e qiraxhiut.

Për këtë feja Isalame gjuhës informatike gjithnjë i ka dhënë rëndësi të jashtë zakonshme, sepse këshillat e Zotit pa një gjuhë të forte informatike do të mbeten në koh imperfekte.

Në Kur’an thuhet: ( transkripcion) “ lekad eblegtukum risalete rabii ve nessahtu lekum velakin la tuhibune-n-nassihijnë”, (10) në shqip do të thotë :
” …unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshllova sa munda , por ju nuk i përfillni këshilluesit “.

Andaj detyrimisht obligohen të gjithë hulumtuesit e kohës së sodit :
– që të zbulojnë islamin e gjallë ,
– eksplodimin e aftësive krijuese tek gjeneratat e reja muslimane dhe
– integrimin në jetën aktuale.

Lodhja e pakuputimt dhe e kotë është nga ana e shumë studjuesve të….., për të argumentuar se populli musliman nuk është angazhuar për liri dhe siguri dhe se gjuha e tyre letrare nuk ka përfshitrë fushat me tema që i përkasin lirisë , drejtësisë dhe barazisë njerzore.

Oliver Jens Schmitth , (11) ai studjoi origjinën shqiptare dhe mbështet tezën se shqiptarët nuk paskan luftuar për liri në sh. XV por për punë hesapesh të pasgjidhura personale të princërve shqiptarë me …

Nëse vazhdojmë që t’i mos japim rëndësi organizimit të gjuhës në fushat e informimit të drejtë , nëse nuk e çlirojmë gjuhon tonë nga historikat e rënda opskurante, nëse nuk e shpëtojmë gjuhën e përdorur në opinion kvazi-inelektual se se feja islame tek populli shqiptarë ëstë objekt imponimi (12),dhe nëse nuk çlirojmë lëndën e akaideologjisë me temat e Jezidit, nëse nuk e çlirojmë edukimin, shkollat fillore , shkollat të mesme , studim dhe hulumtitm, nga grackat dhe despotizmi i scientizmit për promovime që të arihet në qendrat tregtare me një shpejtësi elektrike atëherë duhet të presim dhe sigurisht se do të shtohen studjuesit si nga larg ashtu edhe nga afër ku do të na kategorizojnë si një gjuhë informative minore pa përmbajtje historike dhe large vlerave të ndërsjellta ndërkombëtare.

Nëse kjo arrihet nga studjuesit e huaj dhe ata që nuk na duan për shkak të rritjes së popullsisë dhe reduktimi i popullsisë së tret e cila është alarmi kryesorë për përmirsimin dhe ndryshime në reformat ekonomike .

Ekziston friga nga kategorizimi i një gjuhe informative e imagjinuar e cila do të sjellë një faqe shumë të vështyrë për informimin e drejtë dhe të pavarur sepse nuk do të njihemi në kohë dhe hapsirë.

Të bëjmë gjithçka që të mos shëndrohemi në mjet të pallavrave dhe blamazheve deklarative .

Të mos quhemi në fushat e historisë dhe informimit mit dhe të mos arinë të na inaugurojnë në fushën e organizimit politik si paternalist.

Hudhja e qefinit mbi islamin dhe popullin e saj sa është e pamundshme aq është edhe qesharake.

Nuk ka nevojë që strukturat pseude dhe kvazi intelektuale të lodhin dhe gjersitin ballin e tyre duke u vë në funksion të sekstonit për hapjen e varrit të atij që dëshiron dhe e ka për obligim të rruaj përcjelljen e drejtë informative tek gjeneratate reja dhe tek arhivimi, edukimi , studimi dhe komunikimi.

Jo, jo , është apsurde të varroset islami .

Ai është shpallur të varros të keqen, të dëmshmen dhe të vuajturën.

Sistemi informativ i pavarur dhe i drejtë ka për qëllim mbilljen e të gjitha rrugëve që shpinë nga e keqja që sa më lehtë rinia dhe populli të mund të zbatojnë të vërtetën.

Mjaft më me heroizma blasfemiko-heretike dhe beteja imagjinare ….

Hazreti Aliu si filozof ka thënë :

“ Mos shiko kush e ka thënë por shiko çka është thënë ” .(13)

Fusnota:

1. Suretul el Huxhurat, 6 .
2. Dr. Emel Ibrahimi,etherul arabi fi edeb-u Sa’adi ,f.252.
3. E ndëgjuar nga frekuencat norrative e vokabularit të hoxhës plak të f. Miletinë Hfz. Hasim Ali Hamidi .
4. Dr. jusuf kardavi, f. 78. elibadetu fil islam, 1992 damask.
5. Lajm , 3-7 maj 2013.
6. Mehmed Hanxhiq,Uvod u tefsirskui hadisku nauku, Sarajevo,F.252.
7. Suretul el Haxhxh,30.
8. Suretul en Nahal,105.
9. Shkencat natyrore për kl. –V- f.22, të arsimit fillor nëntëvjeçar 2011
10. Suretul A’raf, 79.
11. Koha , 13.02.2013, f. 7.
12. zaman, nr.89,maj 2013,f.15.
13. Islamsa Misao, sarajevo1990.

(xhxhxh!)

Related posts

NUK EKZISTON ATEIZMI SHKENCORË

Gjyla Halili

Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

Gjyla Halili

Institucionalizimi i kulturës shqiptare – Kreu

admin