Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Shkolla e mez’hebit Hanefi në mënyrë patriotike dhe super relevante dëshmon kontributin e saj në dimenzionin e drejtë administrativ dhe politk.
Administartë e cila qetësonë dhe nuk trazon, koordinonë dhe nuk rrënon , hapë rrugët dhe nuk prishë urat!
Ebu Hanife është forca e padyshuar kundër akrobacionve te zhveshura ndaj realitetit politik.
Eshtë një rezistencë juridike kundër anarhisë dhe kataklizmave të paradhomave birokratike.
Mistikët përdorin provën e luanit dhe mishin. për të u future tek paradhoma por këtë segment nuk e pëlqen Ebu Hanife ai i drejtohet direkt me rekomandime juridike administratorit të khalifës.
Profeti islam d’të thotë shprehet shumë decid:
“…Pushteti është për atë që mundet të thotë : Ti je ai që e meritonë më shumë, a jo për atë që thotë, unë jam ai që e meritojë”.
Kjo shkollë e famshme juridike është mësuar nga ata filozof të spanjës që kanë ndryshuar mendimin perendimorë dhe kanë pasur influencën e madhe në renesansën e tyre.
Tek ambijenti shqipatrë është mësuar vetëm në rrethanat dhe ambijentin e prijësve fetare me karakterin intern ku nuk është lejuar të mësohet ndryshe si shembulli i Kadri Prishtinës (KMKSH 1919) e shumë të tjerëve , pra ,të zhveshur nga realiteti politk , shkencorë dhe institucionit kredofetarë.
Ebu Hanife si një jurist që ka lënë shumë administrator pa gjumë shkaku se nuk kanë mundur të asgjësojnë drejtësinë dhe bindjen stoike-shkëmbë që ai ka pasur për ligjin ,drejtësinë, gjykatën , administartën kredofetare dhe shtetin ( jo marionet).
Ai shfaqte vazhdimisht kurejshtje me plotë guxim dhe aftësi për të ndërtuar paradhomat e lider
(shipit )si një bastion i shërbimit të drejtësisë dhe barazisë.
Në momente kur ai rekomandonte atoritetet që të ruajnë drejtësinë dhe barazinë institucionale, të pranishmit në fronin e autoriteteve mbërthenin xhaketën dhe mbulonin kokën nga frika se për çdo moment mundet të fluturoje koka e tij dhe kishte gjasa që ata të spërkaten me gjakun e tij.
Pra kjo tregone se ai ka kaluar përmes mynxyrave politke për të na mësuar rëndësinë e “Shtëpisë Bardhë” , grtheve të larta,post-blloqet dhe Pradhomat (shefkabinet) të lidershipit sot.
Intervista e Edi Ram-ës në TV-Clan më dt. 01. 11.2024 për botën e luxit , shfrytëzimin e mjeteve publike dhe pranimi i dhuratave nga delegacione të ndryshme .
Sikur kryeministri shqipëtare kishte shkëputur një fragment nga shkolla e Ebu Hanifes për të i ofruar administratës një shembull të mrekullueshëm në të ardhmen .
Ai falenderoi Blend Fejziun për pyrtjen e parashtruar në lidhje më privilegjet si një funksioanrë i lartë.
Edi Rama kryeministri i shtetiti shqipëtarë deklaronë publikisht se të gjitha dhuratat e marar nga forma të ndryshme të vizitave dhe udhëtimeve nuk i pranon si prona personale .
Por ai paska hapur një muze – galeri e cila tubonë të gjitha trofet dhe dhuratat e marra në emër të qeverisë së shqipërisë.
Pra nuk i konsideron si të tija dhe nuk i përvetëson si pronë personale apo private dhuratat, udhëtimet, eventet e ekspozitave etj,etj, .
Ky lajm dhe ky prezentim duke mos inkurajuar botën e luxit dhe shfrytëzimet dhe privilegjet në bazë të postit alarmon për një strukturë decide dhe funksionale para komisioneve dhe institucioneve që ruajnë dhe monitorojnë keqpërdorimet e pasurisë publike nga dora e atyr që janë më afër tyre.
Pra orët dhe dukatin e marrë në formë trofe nuk i konsideron të tija por të popullit.
Sa është e saktë një gjë e tillë nuk po involvohemi deri në deatje … por ajo që na interson është hapja e derës të diskutimin nga një Kryeministët i cili orvatet të hudhë një instruksion dhe të hap derën e Paradhomës si një dhomë e intersit të të gjithëve dhe përvojë positive në lidhje me privilegjet në krye të një posti.
Dikush do të rrëfej se nëse drejtorët dhe udhëheqësit që janë gjetur në një post nga ky apo ai vend nëse tubojnë trofet dhe udhëtimet e tyre nëpër tribuna me organizim jo zyrtarë dhe zyrtarë sigurisht se nuk do të lëndonin fondin e institucioneve dhe nuk do të lenin pa rroga puntorët e pafjashëm dhe familjet e tyre.
Imami Ebu Hanife (80-150 siaps hixhrit, 699 –767) ka qenë juristi i cili ka reaguar ndaj keqpërdorimit në botën e luxit dhe shpenzimet e tepëruar të khlifeve në shtetin islam .
Kjo pjesë e konstatimit të tij më kujtoi imam Ebu Hanifen dhe shkollën pra, mezhebin Hanefi- shkollë e cila ka edukuar ndër shekuj shqiptarët në trojet e ballkanit – rumelisë dhe gjithë botën mbarë.
Ebu hanife që nga koha e tij fletë dhe parasheh një shqetësim institucional nga pakujdesia e khalifeve ndaj Arkës Shtetrore dhe grabitjes së tyre në mënyrë të pa ligjëshme dhe me masa perverse.
Ebu Dhehebi sipas Ebu Hanifes thotë se : personi dhe shfrytëzimi jolegjitim të parave publike nga ana e udhëheqësit e bën titullin e khalifës të parëndësishme.
Pakujdesia dhe keqmenaxhmi i Arkës Publike e vendos khalifine në pozitë edhe më të keqe pra pushon të fitojë të drejtën e khalifit musliman .
Edhehebi gjithashtu vërtetonë se ka qenë vendim i Ebu Hanifes .
Sipas mendimit të Ebu Hanifes i cili ka konstatuar se khalifa i cili gabimisht ka shfrytëzuar paratë publike (fey)ose lishon vendime të pa drejta nuk meriton të mbetet khalif, ndërsa urdhërat e tij bëhen jolegjitime dhe të pa rëndësishe.
Reputacioni i keq dhe i lënduar me të drejtë (politikisht dhe ekonomikish ) nuk mundet të mbajë postin e khalifës.
I Dërguari i fundit ka thënë:
“ As një krijesë nuk është e autorizuar të komandojë dhe nënshtrojë në kundërshtim me Krijuesin e Gjithësisë”.
Ebu Hanife si një jurist i drejtë dhe kundër shpenzimeve të shfrenuara që e bëjnë një udhëheqës të mos llogaris veten se ai ësht në atë post me meritat e popullit dhe jo të vetat, ka qenë i linçuar dhe troturat nga khalifa i kohës së tij qoftë emevit apo abasit.
Ebu Hanife dëshironë që të ndihmojë dijetarët , gjykatësit dhe jueistët, lidershipin që të krijojnë prova dhe kushte për të mbrojtur popullin dhe puntorët.
Ebu Hanife thirret nga Khalifa Mensur dhe kërkohet mendimi i tij si jurist:
Se çka mendon Ebu Hanife në lidhje me postin apo legjitimitetin e tij a e meriton apo nuk e meriton !?
(Çka mendon në pushtetin që i është dhënë nga populli dhe ndihmuar nga Zoti).
Pas përgjigjes së Malikut dhe Ibn Ebi Dhi’bi .
Khalifa Mensur drejtohet Ebu Hanifesw duke i thënë se:
Çka mendon ti .
Ebu Hanife tha:
“ Njeriu i cili sinqerisht përpiqet në rrugën e drejtë distancohet nga urrejtja”.
Ebu Hanife në vijim i tha, khalifes Mensur ti nuk na ke thirrur në emër të Zotit.
Por, të na detyrosh të të flasim, pa frikë, ajo që të konvenon.
Që më pas të arsyetosh Dekretin tënd para popullit musliman.
Ti je bë Khalifa pa as një …!?
Ebu Hanife për indikacionet juridike nuk i frigohej shpatës së fronit por i frigohej “plagëve” të popullit.
Kjo bisedë ishte e gjatë dhe influentive .
Por Ebu Hanife pa mos pasur fare brengën se nga çdo fjalë që nuk i pëlqen khalifës mundet të i fluturojë koka nga supet e trupit të tij.
Ai tenton të mbetet i drejtë dhe i sinqertë me poullin musliman dhe jo edhe me khalifën .
Me përfundimin e takimit me juristët … khalifa Mensur urdhëronë komornikun e tij që të u shpërndajë dhurta dhe nga një qese me flori – para.
Rabi Bin Yunis bëri ashtu si edhe u urdhërua.
Khalifa Mensur i thotë komornikut të tij nëse Ibn Dhibi dhe Ebu Hanife pranojnë dhuratat dhe qesen me para , do të më sjellish kokat e tyre.
Pra, në momentin gjatë shpërndarjes së dhuratave nga Khalifa Mensur, Ebu Hanife reagon ashpër dhe i drejtohet Rabi Bin Yunus me këta fjalë.
Nuk i prekë dot, këta dhurata .
Edhe sikur të ma presish kokën!
Kur Khalifa e ndëgjoi reagimin e Ebu Hanifes tha:
“Apstenimi (përmbajtja ) e tyre nga floriri ua shpëtoi kokën”.
Ebu Hanife fletë si një jurist me plotë dignitet rreth pasionit dhe pranimit të dhuratave të fituara nga detyra shtetrore –posti.
Të cilat bëhen prone e Khalifit.
Ebu Hanife godet të gjitha ata përfaqësues të institucioneve shtetrore që fare nuk mbajnë llogari në postet e tyre ndaj trofeve të pranuara si khalif, gjykatës , jurist përfaqësues etj.
Gjithashtu Imam Ebu Hanife fletë për dekretet e shpallura të cilat nuk janë aspak në favor të unitetiti she stabilitetit mbrenda umetit.
Pra dekretet të cilat nuk sjellin llogari positive institucioneve të shtetit.
Gjithashtu ata dekrete të cilat krijojnë shpenzime të kota dhe të tepërta.
Ebu Hanife thotë se të gjitha dhuratat dhe floriri i marrë në emër të postit duhet të deponohen në Arkën Shtetrore.
Sepse sikur të mos ishte Khalifë nuk do t’i merrte këta dhurat dhe trofe të shtrenjta.
As që do ta njihte dikush në botë as që dikush d’të i dërgonte dhurta.
Gjithashtu, ka kritikuar shpenzimet e Khalifit dhe harxhimet e parave publike si dhe ofrimi i dhuratave nga këta fonde apo para publike.
Këta kanë qenë shkaqet pse Ebu Hanife nuk ka dashur asnjëherë të pranojë dhurata nga Khalifa.
Hasan Turabi (Sudan) një mendimtarë islam i cili komenton se bartja e titujve të institucioneve nuk nënkupton prerogativat dhe privilegje personale .
Ai merrrë modelin e imamit në xhami i cili si prijës i ritualit ndiqet në namaz nga të gjithë përfillësit .
Nëse eventualisht imami i tejkalonë rregullin-shratet e namazit ata pas tij si xhematë ose reagojnë menjëherë ose e korrigjojnë në leximin e Kuranit apo në lëshimet e numrit të reqateve në namaz .
Hasan Turabi thotë edhe ne duhet të jemi në jetën institucionale si krytarë parlamenti ,kryetarë shteti gjykatës, jurist etj. ashtu siç vepron xhemati pas imamit e korrigjon imamin vazhdimisht .
Edhe kjo çka potencon Hasan Turabi është rregull nga mezhebi dhe shkolla e Imam Ebu Hanefes.
Pra shkolla e Ebu Hanifes sot ndihmonë shtetet e tranzicionit dhe mundohet të edukojë dhe ndihmojë institucionet që në krye të këtyre institucioneve gjendn njerës të pa kujdesur dhe me shumë pak korrigjime nga juristët e kohës të cilët shkelin sy hapur kredon fetare.
Ebu Hanife ka qenë kategorik në këtë fushë të botës luksoze dhe me shpenzime të parave publike .
Ai Vazhdimisht ka sugjeruar që të gjitha previlegjet të futen në kornizën ligjore .
Dhe asgjë të mos personalizohet me fuqinë e cila është marrë me besim dhe shumë korrektësi.
Të kemi kujdesë ndaj shpenzimeve të pa qëlluara dhe hedoniste nga arka shtetrore.
Atë që çoi që Ebu Hanife të refuzojë çdo post nga sistemi Emevit dhe Abasit ishte defakto mos ndarja e Gjykatës nga Khalifa.
Ai kërkonte ndrjen e Gjykatës nga Khalifa :
Pra Imam Ebu Hanife kërkonte ndarjet e gjykatës nga ekzekutivi.
Pra teoria e Murgitëve me parime ultraliberale ka nxitur njerëzit në gabime .
Dihet fare mire paraqitja e Hulefai rashidinëve para Gjykatës.
Gjykata ka vendosur në disfavor të tyre.
Por ajo që i ndihmonë sot paradhomes aristorkrate dhe birokrate është reagimi i Omerit dhe Aliut r.a. .
Gjykatësi ( Zaid Ibn Thabit) i lëshon disa procedura sipas rregullit… për arsye se Omeri ka qenen kryetare.( MMSH-HIF,fq.76.1988-Zagreb)
Kur vëren këtë Omeri thotë: Zaid nuk meritonë më të mbetet Gjykatës.
Ndërsa Aliu r.a. përshendet nga gjykatësi Shuraihom , kur këtë pa Aliu tha gjykatësit: Ky gjest është padrejtësia yte e pare.
Sepse Aliu ishte kryetare shteti.
Ebu Hanife kërkonte vendë ku do të paraqiten ankesat dhe vështirësitë e popullit drejtuar dijetarëve , juristëve dhe gjykatësit.
Ai kërkonte që Paradhoma (shefkabinet) të liderit të mbetet e hapur siç quhet sot transparente.
Pra imam Ebu Hanife ishte kundër praktikës që paradhoma e shefit të menaxhojë dhe koordinoj institucionin , organet etj. si në dimenzionin politik, juridik, kuvendues dhe të bordit ekonomik.