AKTUALE

Kultura dhe atdhedashuria bashkohen në Gostivar: Mbahet edicioni i dytë i festivalit “Goca e Tivarit”

Në zemër të Gostivarit, aty ku kultura gjen strehën e saj më të natyrshme, u mbajt edicioni i dytë i Festivalit “Goca e Tivarit” – një aktivitet që ndërthur artin, traditën dhe dashurinë për atdheun.

Në këtë edicion mori pjesë dhe atdhetari i shquar Luan Veliu, figurë e përkushtuar ndaj kombit dhe kulturës shqiptare, i cili me veprimtarinë e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shoqërore e kulturore të shqiptarëve në trojet tona.

Në këtë festival u bashkuan artistë, gazetare, drejtues kulturorë dhe dashamirës të artit, të cilët me përkushtim e pasion sollën para publikut vlerat e mirëfillta të trashëgimisë sonë kombëtare.
Atmosfera në Qendrën për Kulturë Gostivar ishte e mbushur me emocione, krenari dhe frymë bashkimi — dëshmi e gjallë se kultura është ura më e fortë që lidh brezat.

Related posts

Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë i pavarur në Kuvend

admin

Erdogan paralajmëron vizitën e tij në Shkup

Gjyla Halili

Te “Skenderbeu”, Ministria e Sportit “flet” vetëm maqedonisht (FOTO)

Gjyla Halili