Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Rëndësia e jashtëzakonshme që domosdoshmërisht duhet të zgjojë nga letargjia çdo kënd të këtij globi, sigurisht duhet të mbetet edhe më tutje dituria.
Në zbritjen e shpalljes së fundit të librit të fundit qyellorë, All-llahu i Madhërishëm si fjalë të pare për t’u lexuar dhe mësuar, para ajrit,ujit, bukës dhe shumë rezonanca tjera jetike erdhi fjala apo shfaqja e revolucionit edukativo- arsimor, shumë më e njohur për auditorin e mbarë botës, fjala kur’anore ikre – lexo!
Në atë kohë , para katërmbëdhjet shekuj kur bota ndëgjoi se është shpallur shpallja e re, pra edhe e fundit , dëshironin të ndëgjojnë pasusin e parë, porë kësaj shpallje me plot entuzazëm për liri dhe përparim mbrenda njerëzorë.
Nëse për një moment kthejmë kujtesën tonë në retrospekrivë para njëmij e katërqind vjet, dhe nëse dëshirojmë e pajtohemi të prekim disa sekvenca nga ajo kohë me mjete të rënda për punë fizike për komunikim për development- zhvillim, luftrat e shpeshta mes popujve etj.
Nga kjo gjendje aktuale të atëhershme njerëzit si fjalë të parë të shpalljes nuk e kan pritur fjalën ikre – lexo në emër të All-llahut, Zotit tënd.
Por siç vërtetohet në shpalljen e fundit , Kur’ani diturinë dhe domosdoshmërinë drejtë shkollimit të shëndoshë e zgjodhi për të çliruar botën nga injoranca dhe paganizmi.
Sakt dhe shumë e konsiderueshme.
Klauzula të cilën shpesh e përdornin juristët islam-fukahatë gjatë zgjidhjeve të çdo llojë problemeve në jetën e përditshme, kishte të bëj me kurikulumin e ilmihalit.
Ilmihal, do të thotë : dituritë që duhet përvetësuar dhe përfshirë në programet arsimore në mënyrë urgjente , të mos prolongohen për një kohë tjetër.
Të ushtrohet me një kohë të mjaftueshme për të kuptuar fillimet e kuptimit islam më shum nga aspekti menor se ai teknik.
Nga koha e monizmit sikur gjetëm se ilmihali po rrëzohej nga pozita që ai mbante dhe kultivonte në familjet muslimane.
Pra fillimisht u koncentrua në tematikat e shkurta dhe të leximit të Kuranit me bindje shpirtërore pa mos përgaditur dhe involvuar edhe programet mendore pedagogjike si shkrimi , kuptimi etj. .
Kjo gjendje vështirsoi ardhmërinë pedagogjike tek rinia islame.
sigurisht se mbetet të studjohet dhe të ilustrohet kjo gjendje konfuziale rreth ilmihalit tek populli shqipatrë në aspektin proporcional dhe jo në drejtimet e propagandës.
Propaganda ka rolin e saj në shoqëri por jo çdoherë tregon synimin e sakt dhe të vërtetë!?
Andaj kosekuanca e fushatës konstitucionale kundër Ilmihalit apo sistemit të Mektebit nga periudha bolshevike kuptohet që populli shqiptarë i cili ishte më i arsimuari para Kongresit të Berlinit të mbetet pa shkollim të drejtë, të shëndoshë dhe autokton.
Përmes diturisë konsesuale është e mundshme që bota të gjejë stabilitetin, paqen dhe harmoninë shpirtrore.
Lëvizjet ideore dhe shprehja fascinuese e arsyes duhet të përparoj në të gjitha programet shkollore e shkencore.
Dëmin që sollën botës disa arhiva dhe biblioteka antikvitetit me synim tendencioz dhe impudent në shumë projekte të kurikolumit arsimor e shkencorë.
Rolin që luajtën për të ushqyer një opinion të gabuar në adresë të asgjësimit të ilmihalit, bëri që përparimi njerzorë të vënohet dhe nga ajo që mbeti të zvetanohet.
Dituria me projektet e saja duhet të lëviz botën e fenomenit njeri, e jo dituria për opinionin e gjerë publik të mbetet tabutemë.
Dituria është si ilaçi (1) nuk bëhet ndikues përderisa nuk futet në organizmin e njeriut dhe nuk përzihet me gjakun e konsumuesit.
Zhvillimi dhe modifikimi i sistemit arsimorë, në masë të madhe do të ndihmoj që çdo njeri dhe çdo popull të prezentojë dhe paraqes mendimet q’i tangojnë.
Përmes këtij projekti të kurikulumit arsimorë arihet liria e përbashkët botrore në të gjitha segmentet e superstructurës.
Sepse përderisa njerzit vazhdojnë në mënyrë kontinuitive të mendojnë ata në relacion të drejpërdrejtë ndihmojnë developmentin dhe superstrukturën e përbotshme.
Kryetari i Odës të Bankave Islame , zotri Salih Abdullah Qamil, njohës i mirë rethanve tregtare dhe ekonomike në vend ( Arabia Saudite) dhe në botë , pohon se:
“ ne jemi të nevojshëm për çdo mendim të ri “.
Komentatorë dhe publicist i njohur , Muhamed Ratib Enabilusi thotë : pa njohuri të mjaftueshme nuk mundesh të njohësh tri gjëra : All-llahun – Kryjuesin e gjithsisë , rrugën e drejtë – përparimin dhe mësimet eshatologjike – ahiretin.
Trashëgimia e ilmihalit në vendet ku gjendetn ithtarët e besimit islam kërkon nga gjeneratat e reja të jenë të suksesshme në katër gjëra: Suksesi me Krijuesin e gjithsisë (Allah) në (njohja, përulja,afërsia), suksesi me familjen, suksesi në vendin e punës dhe suksesi në mirmbajtjen e shëndetit.
Padyshim për të pasur suksesë në jetë sigurisht se duhet të lodhim kokën në përpilimin e programeve të reja shkollore , programe të cilat do të favorizonin mospengueshmërinë e inkuadrimit të ilmihalit dhe të trashëgimisë kulturore fetare islame.
Fatkeqësisht, botën e arsimit fillimi i shekulli dhe fillimi i dekadës së dytë të këtij shekulli e gjeti përsëri të mbytur nga vërshimi i studentëve, mirpo pa kurfar planesh (2) të reja autoktone të cilat japin siguri që banorët e këtyre vendeve të mbeten në vendet e stërgjshrve të tyre.
Është konstatuar se një shpërthim ekspanzionist i studentëve pa planë programë të shëndoshë dhe mungesa e shprazjes të institucioneve nga plan programet e reja do t’i ngjante notimit në liqenin e tharë ose si pamja e një stampedo nga parku Srengeti në Tanzani.
Institucionet arsimore duhet të kenë të deponuara plan programet për tre dekada me parë në eks katedrat e tyre , ejo të punohet me programe të cilat do t’i vëngërojmë vetullat e qytetarve, por ata të i kthjellim përmes institucioneve arsimore.
Bota muslimane e ballkanit akoma vazhdon që rininë e vet ta shkolloj me plan programet arsimore të dështuara duke anashkaluar sistemin e ilmihalit i cili ruajti erudicionin e popullit shqiptarë në tërësi në këto vende dhe e mbrojti origjinën e tij nga katastrofat ekologjike dhe ata kanibaliste.
Po ashtu që të kemi një karakter të pavarur në sferën e arsimit duhet të zhvillojmë një vetëdije autoktone e cila do t’i çoj punët mbarë.
Kjo mësë miri do t’na mundësoj të analizojmë pengesat e deri tanishme dhe të dalim nga rethi vicioz i cili na shtërngon tej mase që të mos e detektojmë natyrën e kleptomanit kulturorë dhe material.
“Inetlegjenca muslimane duhet të ballafaqohet me të gjitha provokimet e kohës duke hedhur poshtë kompleksin e inferioritetit psikologjik dhe kulturor.
Ajo duhet t’i ofroj botës shërim , natyrisht nëse ajo është e gatshme t’i nënshtrohet trajtimit “ pohon ,Seid Husejn Nasr. (3)
Për t’u bindur , se populli musliman posedon potencial kadrovik dhe erodit
për të ripërtëritur dhe riorganizuar forcat intelektuale dhe për atrofimin e fobisë nga instalimi i ilmihalit në bankat e shkollës , vërteton pohimi i ish kryetarit amerikan i cili në një përgjigje thotë : “ Amerika gjithsesi është e forte , por idetë e mëdhaja qëndrojn në islam”.
Gjithashtu fjalimi i fundit në Strazburg (Europë) nga ana e Premierit turk Rexhep Erdogan ( tani president ) ishte reflektim i vetbesimit të trupit politik islam në scenën ndërkombëtare.
Institucionet shkemcore në vend që i janë kushtuar arsimit dhe meren me te profesionalisht , pavarsisht nga koha politike morbide dhe rrethanat scila-haribda të njohura edhe për fëmijtë e gjepit , duhet të pavarsojnë sistemin arsimorë dhe dituritë etyre, nëse janë ngjitur defakto në nivelin e pavarsisë shkencore.
Duhet thënë troç se dëshira e madhe për futjen në “ kartën iluministe” nuk mbrohet dot me status simbole dhe me disperzimin e fakultetve përfshi edhe vendet me infrastructure rurale.
Duhet ditur se dituria është gjëja e shenjtë, nëse je ngjitur deri atje atëherë këtë subject të shenjtë , hulumtuesi e ndjek kudo që të gjendet ajo.
Një pjesë e shkëputur nga ekzegjeza dhe hermeneutika e Kur’anit do të na jep siguri drejt rrugës hulumtuese shkencore.
Kur e solli meleku Xhibril shpalljen Muhamedit a.s. , ku e gjeti Muhamedin a.s. ?
Kur erdhi meleku Xhibril, me fillimin e shpalljes ( Kur’anin) , Muhamedin s.a.v.s. e gjeti në shpellën Hira.
E gjeti duke medituar , hulumtuar dhe duke kërkuar Zotin e vërtetë.
Shpella Hira , konsiderohet mitra nga e cila lindi dituria për ta shpëtuar njerzimin nga injoranca dhe paganizmi i të gjitha kohrave.
Shpella Hira, krijoi qendrën ku duhet të filloj dhe të kërkohet jeta .
Në mësimet e shpellës Hira qendra e jetës është Njëshmëria e Allahut xh.sh., e pasi e përqëndrojmë percepcën dhe vetëdijen tonë në Krijuesin e Gjithësisë, Allahu xh.sh. na detyron të përkujdesemi për individin dhe bashkësit bashkarisht dhe të ruajmë lëvërdinë dhe të mirat (interes) e kësaj bote dhe botës tjetër – ahiretin pa ndonjë diferencim, që nënkuptohet në mënyrë të barabartë.
Sigurisht se konfiguracioni i vendit të shpalljes së Kur’anit ka domethënje eklatante të veten .
Shpallja e Kuranit kishte mundësi t’i zbrite Muhamedit a.s.në shtëpi , në sheshin e qytetit, në ndonjë nga oazat e Mekës etj.etj.
Mirpo i zbriti me një vend ku kërkon mund, angazhim,lodhje , frigë dhe kujdes i gjithanshm për derisa ngjitesh dhe për derisa eventualisht zbresish.
I zbriti shpallja, mbi shkamb mbi gurë , largë ujit, shtëpisë,komoditetit dhe large çdo ndihme fizike dhe sociale .
Ky ilustrim i fragmentarizuar nga pika e oqeanit të ekzegjezës islame, i bie ziles forte në veshin e çdo njërit që dëshiron të ndëgjoj ose në otofonin e çdo njërit që nuk dëshiron të ndëgjojë.
Sepse të zotohesh të krijosh atribute për aftësinë dhe reprezentimin e ”kartës iluministe” , duhet përveshur krahët, të harosh dëfrimet dhe të skematizosh çdo epsh degjenerues e nuk bëhet fjalë më për status simbolet.
Porosia e Ilmihalit të trevave shqipatre kërkon nga institucionet e arsimit të arrijmë në shkallën e apogjeut të një formimi arsimorë përfundimtarë e frytdhënës.
Duhet bërë gjithçka që institicioneve arsimore të u (ri)kthehet kredibiliteti i ilmihalit të çlirohen nga paragjykimet, kundërshtimet dhe impetusi i mizologjisë dhe opskurantizmi që përjetoi Europa .
Sistemi sibjani i instaluar nga qarqet e huaj … shpërbëri sistemin e mektebin në ballkan në një program me vet iniciativë dhe si zgjidhje personale apo familjare.
Kjo ndodhi shumë largë proviniencës arabo-turko-persiane .
Andaj mjeshtëria kazuistike e apolgjetëve properndimorë tregohet tepër suplent, infam dhe infatil në kontekst që luftën mes fesë dhe diturisë t,ia përshkruajmë fesë islame apo ilmihalit në bankat e mektebit.
Ajo e ka burimin në proviniencën e cezaropapizmit (europë) dhe në atë periudhë duhet kërkuar e studjuar.(4)
Feja islame gjatë historisë nuk ka pasur as që do të ketë ndonjëherë ngërç me emendataconin e mendjes (akël) , përderisa burim i islamit mbetet Kur’ani.
Por sigurisht kjo nuk do të thotë se të arriturat e mendjes apo gjykimi i mendjes do të vendos dhe avancohet mbi fenë ose feligjin .
Natyra e fesë është e tillë që nuk ndikohet (5) nga gjykimi i mendjes .
Këtë do ta ilustrojmë me një shembull aproksimativ : Nëse marim dy persona , njëri që sheh dhe tjetri që ka lindur i verbët , dhe të dy i vendosim në një dhomë të erët pa dritë.
Pyetemi ?
Cili nga këta dy do te shohë mëshumë .
Përgjigja : Asnjëri .
Përshkak se të dy janë shkëputur nga drita .
U vërtetum se edhe njeriu që shihte , në mungesë të dritës ishte i barabartë me njeriun i cili keshte lindur i verbët ,pa sy.
Syri i njeriut sheh , por me ndihmën e dritës.
Njëjtë është edhe me mendjen e njeriut mund të sjellë gjykim të prerë por gjthsesi me ndihmën e dritës qiellore , Kurani kerim-it.
Fusnota:
-halid b. abdulkerim, miftahul tedeburil kurani,f.57.rijad,2004.
-islam faruk, islamizmimi i diturisë,f.13.shkup,1995.
-nexhat ibrahimi,islami në trojet shqiptare,f.57.shkup.
-abdul halim mahmud, elislamu vel akl, kairo.
-muhamed ikball,obnova vjerske misliu islamu, f 14.sarajevo
(xhxhxh!)