AKTUALE

El Hilal shpall fituesit e bursave studentore për vitin akademik 2025–2026

Sot, nën drejtimin e z. Behixhudin Shehapit dhe Komisionit të Bursave Studentore të El Hilalit, u zhvillua shqyrtimi përfundimtar i aplikimeve për bursat studentore 2025–2026.

Pas vlerësimit të mbi pesëdhjetë aplikimeve, u përzgjodhën 19 studentë nga Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Kërçova, Struga, Prilepi dhe Velesi, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfitojnë nga fondi i bursave të këtij viti.

Behixhudin Shehapi vlerësoi përkushtimin e studentëve dhe nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së arsimit për të rinjtë dhe zhvillimin e shoqërisë.

Urime për fituesit dhe suksese në rrugëtimin e tyre akademik!

Banner

Related posts

MINISTRIA E ARSIMIT E EGJIPTIAN NDALON NIKABIN NË SHKOLLA

admin

Selami: Çairi nuk është pronë private e askujt, qytetarët meritojnë komunë të qytetëruar si vet historia

Gjyla Halili

FIFA vazhdon të shqyrtojë mundësinë e Kupës së Botës me 64 ekipe

Gjyla Halili