Nga Valmir Aziri-Sekretarë shtetëtorë në Ministrinë e Kulturës
Javën e fundit vërehen një lum njoftimesh nga institucione të ndryshme për fillimin e proceseve të ndryshme që nga fillimi i provave nëpër teatro, fillim të provave për koncerte recitale e simfonike, ekspozita të ndryshme, ture ballkanike si dhe parapërgatitje për fillime pune për dy institucionet më të reja që u krijuan rishtazi!
Kjo flet zëshëm për arritjet e shqiptarëve në rafshin e kulturës, kam qenë dhe jam idhtar i idesë se vetëm nëpërmjet institucioneve do të arrijmë të kultivojmë dhe ngrejm lartë kulturën tonë në RMV!
Krijimi i Ansamblit Muzikor rrumbullakësoi institucionalizmin e kulturës shqiptare, institucion që do kultivoj muzikën serioze dhe që kori e sektorët brenda këtij institucioni do të ngrisin baza të shëndosha për zhvillim të xhazit, muzikës së lehtë, baletit e tjera!
Sot, teatrot që udhëhiqen nga shqiptarët si ai i Kumanovës, ai Shqiptar në Shkup, Teatri për Fëmijë në Shkup, Teatri i Tetovës dhe ai i Gostivarit janë shëndëruar në institucione kredibile në rafshin e artit skenik, prurjet e tyre janë mbresëlënëse dhe flasin për nivelin e arritur në rafsh gjithëkombëtar dhe rajonal!
Galeria Kombëtare nën drejtimin e shqiptarëve ka arritur të jetë model i udhëhqjes së institucioneve, galeria në Tetovë është shndëruar një pikë e rëndësishme në hartën e institucioneve të artit pamor në rajon, hapja e galerisë në Gostivar do të jëtë shpagim i mundit shumvjeçar i kolegëve të mi që me shumë sakrificë kanë ngritur e mbajtur gjallë artin pamor në këtë qytet!
Ansambi i Këngve dhe Valleve Shqiptare është rasti më i mirëpër tu marr për shembull se si në mënyrë institucionale arrihet kultivimi dhe ngritja e kulturës së etnosit e folklorit shqiptar në vend!
Regjisorët e filmit viteve të fundit po marrin mbështetje shumë të fuqishme nga Agjencioni I Filmit, edhe pse ende çalojm në kontekst të infrastrukturës e kuadrit në përgjithësi në këtë rafsh, me mbështetjen e vazhdueshme që po bëhet në aspekt financiar shumë regjisor të rinjë shqiptar po tregohen të suksesshëm dhe po krijojnë një bazë të shëndosh për rritjen eksponenciale të këtij medium tek ne.
Instituti për Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarve është shndëruar në “laborator” të kërkimeve, analizave, zbërdhimeve e shtjellimeve të thella të historisë e histografisë shqiptare në RMV!
Trashigimia kulturore është në nivelin më të lartë të përfaqësimit dhe po punohet në ngritjen e kuadrove deficitar dhe duhet të punohet shumë më shumë për të bërë më atraktive punën dhe studimin e histories së artit dhe arkelogjisë dhe duhet të rrrisim bashkëpunimin me institucione jashta vendit për të ngritrur e profesionalizuar kuadro në sferën resaturimit dhe revalorizimit të artefakteve dhe ikonografisë!
Ky ambient i krijuar këto dy dekada, është një e arritur kolektive e shqiptarëve, një punë e përditshme, një punë me plot ideal e qëllim fisnik, kjo arritje ky ambient kulturor, ky vrull i kultures shqiptare të institucionalizuar është ëndërra e realizuar e shumë patriotëve, idealistëve dhe atyre që sakrifikuan gjithçka për këtë realitet të ri tëkrijuar!
E gjithë kjo është pritur jo çdo here mire nga eksponent të ndryshëm politik në kontekst etnik, por rrugëtimi ynë duhet të vazhdojë dhe më fuqishëm, bashkëpunimi intrakulturor e intraetnik duhet të jetë në nivel, por bashkëpunimi në nivel gjithëkombëtar mes Shqipërisë-Kosovës dhe Maqedonisë duhet të jetë imperative, duke marr parasysh edhe proceset integruese dhe ballafaqimi me vlerat dhe standarded europiane neve duhet të përgatitemi institucionalisht dhe në rafsh kombëtar për tu bërë ball sfidave që do na dalin përpara!