AKTUALE

REISUL ULEMA NËNSHKROI KONTRATËN E ORGANIZIMIT TË HAXHIT 2026 ME MINISTRINË E HAXHIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË XHEDA

Më 07. nëntor 2025, në qytetin e Xhedës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, u mbajt ceremonia solemne e nënshkrimit të Kontratës për Organizimin e Haxhit 2026 ndërmjet:

Ministrisë së Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të përfaqësuar nga Zëvendësministri, Ekselenca e tij Dr. Abdulfettah bin Sulejman El-Meshat, dhe

Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Kryetari i saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Kontrata përmban të gjitha dispozitat, udhëzimet dhe parimet mbi të cilat do të zhvillohet organizimi i Haxhit për vitin 2026 në Mekke dhe Medinë.

Sipas vendimit të Ministrisë së Haxhit, të udhëhequr nga Ekselenca e tij Prof. Dr. Teufik bin Feuzan Er-Rebiah, Bashkësisë Fetare Islame për vitin 2026 i është caktuar kuota prej 2020 haxhinjsh.

Me këtë rast, Reisul Ulema deklaroi:

> “Sot kisha nderin të nënshkruaj kontratën e organizimit të Haxhit 2026 me Ekselencën e tij, Zëvendësministrin e Haxhit, Dr. Abdulfettah bin Sulejman El-Meshat. Takimi ynë ishte vëllazëror dhe mjaft i ngrohtë. Theksuam se, si çdo vit, edhe këtë vit do të angazhohemi me përgjegjësi të plotë për një organizim sa më të suksesshëm, në përputhje me të gjitha standardet dhe udhëzimet e Ministrisë së Haxhit.
Në këtë rast, dërgova përshëndetjet e mia të sinqerta për Ekselencën e tij, Mbreti Selman bin Abdul Aziz, si dhe për Trashëgimtarin e Fronit, Ekselencën e tij Muhammed bin Selman. Lusim Allahun e Plotfuqishëm t’i ruajë dhe t’i begatojë punët e tyre.”

Sipas protokollit zyrtar, Reisul Ulema do të marrë pjesë në darkën solemne të shtruar nga Ministri i Haxhit, Prof. Dr. Teufik bin Feuzan Er-Rebiah, me bashkëpunëtorët e tij.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Reisul Ulema do të marrë pjesë edhe në Konferencën dhe Panairin Botëror të Haxhit 2026, i ciki fillon më 09.11 dhe mbarin më q3.09.2025 ku do të prezantohen modelet dhe standardet bashkëkohore të organizimit të Haxhit.

Reisul Ulema shoqërohet nga: Sekretari i Përgjithshëm, z. Irsal Jakupi dhe Shefi i Kabinetit, Prof. Dr. Abdulkerim ef. Iseini.

Related posts

BDI mbajti mbledhje, ja çka u diskutua

admin

ALI AHMETI NË TË TRE LUFTËRAT ISHTE NJË KRYETRIM I PAPËRKULUR

Gjyla Halili

Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” orgnizon debat me tematik ” Shqipja gjuhë zyrtare”

Gjyla Halili