AKTUALE

Luan Veliu: Është koha për “remont” të plotë – përgjegjësitë t’i marrë gjenerata e re

Atdhetari Luan Veliu, ka bërë një thirrje të qartë për rifunksionalizimin e “Këshillit të Pleqëve”, si një organ statutuar i miratuar në një nga kongreset e mëparshme të subjektit.

Sipas Veliut, është koha që në subjekt të ndërmerret një “remont” i tërësishëm, duke ruajtur vetëm “timoni” drejtues, ndërsa përgjegjësitë e tjera duhet t’u kalojnë gjeneratës së re. Ai thekson se të rinjtë janë të gatshëm t’i marrin këto përgjegjësi, duke u mbështetur në sjelljen dhe rezultatet që kanë treguar më parë në funksionet e tyre.

“Është koha që përgjegjësitë të kalojnë tek gjenerata e re. Ata janë të gatshëm t’i marrin. Sjellja e tyre kur mbanin funksione, kundrejt të tjerëve me ‘stazh’ që nuk hapnin telefonat, na jep garanci për sukses,” – u shpreh Veliu.

Ai solli si shembull modelin e suksesshëm të degës në Gostivar, ku Valdet Xhaferri dhe ekipi i tij kanë qenë fitues në tre palë zgjedhje radhazi, duke dëshmuar se energjia dhe përkushtimi i brezit të ri sjellin rezultate konkrete.

Në fund, Luan Veliu shprehu mirënjohje dhe respekt të thellë për kontributin 22-vjeçar të brezit të vjetër të veprimtarëve dhe veteranëve, duke theksuar se roli i tyre nuk harrohet dhe mbetet i garantuar në Odat e Burrave dhe Këshillin e Pleqëve, sipas statutit të subjektit.

“Lëvdata dhe mirënjohje për kontributin 22-vjeçar të moshës së madhe. Ata nuk harrohen – Odat e Burrave dhe Këshilli i Pleqëve janë të rezervuar për ta, për veprimtarët dhe veteranët tanë,” – tha ndër të tjera Veliu.

Ja postimi i plotë:

“Këshilli i Pleqëve” të vëhet në funksion, është pik statutare, i aprovuar në një nga Kongreset paraprak!

Na duhet “Remont” i tërësishëm, vetëm “Timoni” drejtues, nuk zavendësohet!

Është koha që përgjegjësitë të kalojnë tek gjenerata e re, ata janë të gatshëm ti marrin, mbi suksesin që ata do ken dhe do të tregojnë, na siguron sjellja kur ata mbanin funksione, kundrejt të qerëve me “stazh” që nuk hapnin telefonat…!

Të përforcoj mendimin më shumë, kemi shembullin e udhëheqës në Gostivar, ku Valdet Xhaferri si Kryetar, bashke me shoket ishin fituesit e 3 pal zgjedhjeve të fundit në këtë qytet…

Lëvdata dhe mirënjohje për kontributin 22 vjeçar të moshës së madhe, ata nuk harrohen, Odat e Burrave dhe Këshilli i pleqëve edhe në statut jan të rezervuar për ne, veprimtaret dhe veteranet e subjektit!

Luan Veliu
Ish anëtar i KP.
Gostivar, 06.11.2025

Related posts

Deputetja e LDK-së: Skandalet e Qeverisë, dita ditës po bëhen të zakonshme

admin

Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet ShBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta

Gjyla Halili

U mbajt takimi i parë i drejtorëve politikë të ShBA-Karta e Adriatikut

admin