AKTUALE

VATRA VIZITA ZYRTARE NË KOMUNITETET FETARE SHQIPTARE NË MICHIGAN

Banner

Sokol Paja

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra zhvilloi vizita zyrtare në komunitetet fetare shqiptare në Michigan. Delegacioni zyrtar i Vatrës i përbërë nga kryetari Dr. Elmi Berisha, nënkryetari z.Alfons Grishaj, sekretari Dr. Pashko Camaj, kryetari i Këshillit z.Kolec Ndoja, drejtori i degëve z.Mondi Rakaj e anëtari i Këshillit z.Bardh Tomaj e Ben Pllumaj u prit vëllazërisht nga Imam Shuaip Gerguri – Qendra Islame Shqiptare, nga Baba Eliton Pashaj – Teqeja Bektashiane Shqiptare, Atë Eugen Shkurti – Kisha Ortodokse Shqiptare “Shën Thomai” dhe nga Dom Fred Kalaj – Kisha e Shën Palit.

Drejtuesit e Vatrës shprehën mirënjohje, respekt e falenderim për punën e shkëlqyer fetare, atdhetare, edukative dhe kulturore të drejtuesve fetarë dhe ofruan mbështetje të pakursyer e bashkëpunim të ngushtë në shërbim të komunitetit shqiptar e çështjes kombëtare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komunitetet fetare shqiptare në Michigan janë vlera institucionale, shpirtërore dhe atdhetare të pazëvendësueshme me rol përcaktues në zhvillimin, mirëqenien, unifikimin e përparimin e shqiptarëve në Michigan e më gjerë. Harmonia dhe vëllazëria ndërfetare është ndër vlerat më të çmuara të kombit tonë. Komunitetet fetare shqiptare në Michigan përbëjnë një pasuri të çmuar shpirtërore, kulturore, edukative dhe patriotike për gjithë diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesit e komuniteteve fetare shqiptare në Michigan falënderuan delegacionin zyrtar të Federatës Vatra për vizitën, kujtuan me respekt historinë e lavdishme të Vatrës, punën e shkëlqyer kulturore e atdhetare dhe mbi të gjitha bashkëpunimin historik që Vatra ka pasur me institucionet fetare shqiptare në Michigan e më gjerë.

Komunitetet fetare shqiptare në Michigan kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, historisë, traditës, gjuhës shqipe, vëllazërisë mes besimtarëve, rritjen e solidaritetit e humanizmit dhe forcimin e lidhjeve të ngushta mes shqiptarëve të mërguar e trojeve etnike dhe kombit shqiptar me shtetin e kombin amerikan.

Banner

Related posts

Kremtimi i 112 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë-Tuz

admin

Kovaçevski: Pres zgjedhje demokratike dhe fitore të Pendarovskit dhe koalicionit “Për një të ardhme evropiane”

Gjyla Halili

NDËRPRERJA E LUFTËS NË GAZA

Gjyla Halili