AKTUALE

MJERIM KULTUROR – ANSAMBËL SHTETËROR PA SHPIRT

POLITIKA E VLEN-it E SHKATËRROI KULTURËN SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Nga Shkodran Tolaj

Mjerim, mjerim, mjerim…

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të fundit të vitit 2025, ka zhvilluar vetëm një koncert – me rreth 50 njerëz në publik.
Një koncert që, me keqardhje, më shumë i ngjante një ahengu privat sesa një veprimi kulturor kombëtar.

Ky është turp institucional.
Kultura nuk është pronë personale, e as arenë miqësish apo hakmarrjesh politike.
Kultura është pasuria e kombit – dhe Ansambli Shtetëror duhet të jetë simbol i dinjitetit, jo i degradimit.

Ku jeni ju, z. Kryetar i Komunës së Tetovës, që e vendosët këtë drejtim?
Ku jeni ju, z. Adnan Azizi, që bëtë beteja të ashpra për këtë vendim?
Ku janë të gjithë ata që dikur ngritën zë kundër çdo iniciative, e sot heshtin përballë këtij dështimi të plotë?

Sot Ansambli është pasqyra e pushtetit tuaj – një sistem që nuk punon, nuk prodhon dhe nuk frymëzon.
Kështu nuk ndërtohet trashëgimia kombëtare.
Kështu ajo shkatërrohet.

Ky është apel, jo hakmarrje.
Dorëheqja e menjëhershme e drejtuesit aktual është akt përgjegjësie morale dhe kombëtare.
Sepse kjo nuk është më çështje arti – kjo është çështje nderi.

Banner

Related posts

Lladrovci: Luan Haradinaj ishte ide, ideal dhe histori

Gjyla Halili

Bekim Sali: Dauti dikur BDI-në e quante organizatë kriminale, ndërsa sot, pas një dekade, del të na shesë moral politik

Gjyla Halili

Bekteshi: Ahmeti së shpejti do të zbulojë mekanizmat për mbrojtjen e legjitimitetit të shqiptarëve

Gjyla Halili