Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, më 2 nëntorë në kryeqytetin e Kosovës do të nderoj dhe përkujtoj 36-vjetorin e rënies heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, dy prej figurave më të ndritura të rezistencës kombëtare shqiptare.
Në çdo përvjetor përkujtimor, Ali Ahmeti pritet me nderime dhe dashuri nga familjarët e heronjve – nëna, babai, vëllezërit dhe motrat e tyre – të cilët e përshëndetën me fjalët e ndjera: “Mirë se erdhe biri ynë!” dhe “Mirë se erdhe vëlla!”.
Këto momente të përzemërta dëshmojnë respektin e thellë që familjet e dëshmorëve kanë për Ali Ahmetin, të cilin e shohin si vazhdues të rrugës dhe idealeve të bijve të tyre.
Në një postim në fb atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Luan Veliu, i cili do të marë pjesë në këtë përvjetor, u shpreh se prania e Ali Ahmetit në këto ngjarje nuk është vetëm simbolike, por përfaqëson lidhjen shpirtërore me gjakun e derdhur për liri.
“Më ka rastisur shpesh që në përvjetore të ndryshëm të heronjve në Shqipëri, Kosovë, Luginë dhe këtu në Iliridën tonë, të jem dëshmitar i mënyrës se si familjet e heronjve e presin Ali Ahmetin – si bir, si vëlla, si njeri i sakrificës dhe i respektit kombëtar,” – shkruan Luan Veliu.
“Të jesh në krahët e Ali Ahmetit, do të thotë të respektosh veten, të nderosh sakrificën e kaluar dhe të vazhdosh rrugën e bashkimit e të përparimit kombëtar.”
Pas homazheve të zhvilluara në Prishtinë, Ali Ahmeti do të rumbullakosoj ditën me festën e fitores së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët do të shënojnë një sukses të rëndësishëm politik nën udhëheqjen e tij.
Kështu, kjo ditë e 2 nëntorit do të shndërrohet në një ditë të dyfishtë domethënëse – të nderimit të të rënëve dhe të triumfit të shqiptarëve në arenën politike.
Shkruan: Luan Veliu
Atdhetar dhe veprimtar i çështjes kombëtare
