AKTUALE

“Mos lejoni që retë e zeza të mbulojnë dritën e shqiptarisë!” Bruno Ceka nga SHBA me apel për votë dhe unitet kombëtar

Apel i fuqishëm nga atdhetari shqiptar në SHBA, Bruno Ceka

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, atdhetari shqiptar në SHBA, Bruno Ceka, ka dërguar një mesazh të qartë dhe emocionues për qytetarët e Maqedonisë së Veriut:
“Mos lejoni që retë e zeza të mbulojnë dritën e së ardhmes sonë!”

Ceka thekson se në rrethin e parë të zgjedhjeve më 19 tetor, qytetarët dhanë një mesazh të fuqishëm për ndryshim dhe bashkëjetesë.
Por, në vend që ta lexojë këtë si mundësi për bashkëpunim, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, reagoi me arrogancë politike, duke treguar se ende e koncepton pushtetin si mjet kontrolli dhe jo si instrument shërbimi publik.

“Kjo gjuhë kërcënuese, që rikujton kohën e errët të komunizmit, nuk është rastësi – është shprehje e një mentaliteti të vjetër nacionalist që ende e pengon Maqedoninë e Veriut të ecë përpara,” – thekson Ceka.

Sipas tij, këto përpjekje për të frikësuar faktorin shqiptar janë të dënuara me dështim, sepse ajo kohë ka përfunduar.

“Kryetarët shqiptarë sot janë përfaqësues të ligjshëm të qytetarëve – shqiptarë dhe maqedonas – që kërkojnë zhvillim, barazi dhe dinjitet. Ata nuk janë më dekor politik e as instrumente të ndonjë partie qendrore,” – vijon ai.

Ceka e përmbyll reagimin e tij me një thirrje të fuqishme për mobilizim dhe votë:

“Çdo kërcënim ndaj përfaqësuesve tanë është kërcënim ndaj demokracisë, ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe ndaj shpresës për një shtet të përbashkët e të drejtë.
Bashkëatdhetarë të mi, ju lutem – dilni dhe votoni këtë të diel! Zëri ynë është forca jonë!”

Ky mesazh i Bruno Cekës, i njohur për qëndrimet e tij atdhetare dhe angazhimin në diasporën shqiptare në SHBA, po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale si thirrje për unitet kombëtar, pjesëmarrje dhe dinjitet qytetar.

Related posts

Sulaj, Dedivanaj dhe Berishaj në takim me kryetarin e komunës së Tuzit Lindon Gjelaj

Gjyla Halili

Donald Trump konfirmon takimin me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten

Gjyla Halili

Ahmeti nuk është i kapur nga Artan Grubi, thotë Faton Ahmeti

admin