AKTUALE

BDI Tetovë: Qytetarët pa ujë, drejtori i NPK “Sharri” në mitingje partiake – kërkojmë llogari dhe përgjegjësi

Tetova po përjeton ditë të rënda për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Prej një jave, qytetarët e Tetovës janë lënë pa furnizim me ujë – pa nevojën më themelore për jetesë, pa të drejtën elementare që çdo qytet modern duhet ta ketë të garantuar. Kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha për familjet, bizneset dhe institucionet publike.

Përderisa qytetarët përballen me këtë krizë, drejtori i NPK “Sharri” është parë në aktivitete dhe mitingje partiake, duke duartrokitur para skenave politike në vend që të jetë në terren për të zgjidhur problemin urgjent të qytetit.
Ky veprim është shenjë e qartë e papërgjegjësisë dhe keqmenaxhimit, që përbën nënçmim ndaj të gjithë banorëve të Tetovës.

BDI – Dega Tetovë thekson se ky nuk është vetëm dështim teknik, por një akt i rëndë institucional dhe moral.
Tetova nuk është pronë e askujt, e as strehë e militantizmit partiak.
Institucionet publike ekzistojnë për të shërbyer qytetarëve, të cilët i financojnë me taksa dhe pagesa të rregullta.

Është e patolerueshme që ndërkohë që qytetarët mbushin ujë me bidonë për nevojat ditore, drejtuesit e ndërmarrjes publike të bëjnë fushatë politike.
Ky është shembull i keq i administrimit dhe i mungesës së respektit për qytetarët.

BDI – Dega Tetovë kërkon:

Llogari të menjëhershme publike nga drejtori i NPK “Sharri”;

Plan urgjent për rikthimin e furnizimit me ujë 24 orë në qytet;

Hetim institucional dhe marrje të përgjegjësisë për keqmenaxhim.

Tetova meriton dinjitet, përgjegjësi dhe shërbim publik të ndershëm.
Nuk do të tolerojmë që udhëheqësia aktuale e komunës ta shndërrojë dhimbjen dhe durimin e qytetarëve në instrument politik për mbrojtjen e interesave të ngushta partiake.

Related posts

Esmeralda Mallosi: Politika është një mjet i fuqishëm për të adresuar çështje të rëndësishme sociale

Gjyla Halili

Shoqëria “Lëvizja”, nuk njeh kufi mes Shqiptarëve!

Gjyla Halili

100 ditët e qeverisjes – ASH do të japë llogari

admin