Rami Mislimi
Të gjithë e mbajmë mend Bilall Kasamin kur defilonte me djalin e Adem Jasharit – Lulin në shesh të Tetovës. Edhe kur këndonte “Mora fjalë” natën me krenari shqiptare. Por ajo ndjenjë sot ka heshtur. Pas disa “shkuljeve të veshit” nga kryeministri, Kasami nuk e sjell më Lulin në Tetovë, nuk këndon më për Adem Jasharin, e as nuk guxon të përmendë emra që i japin kuptim sakrificës shqiptare. Patriotizmi i tij u shua në zyrat e VMRO-së.
Sot kryeministri Mickovski shpalosi “patriotizëmin” e vërtetë të Bilall Kasamit. Zbuloi boshllëkun e një njeriu që s’ka më asnjë ndjenjë kombëtare.
“Po, unë jam takuar me Bilall Kasamin, kemi biseduar. Dhe mendoj që ai tashmë ka filluar t’i dërgojë ata deklarata të vërteta që duhet t’i plotësojë një kryetar i një Tetove multientike”, tha sot kryeministri Mickoski duke na bërë me dije se ia ka “shkulur” veshin pas deklaratave në Tiranë.
Por çka do të bëje tash Haqim Ramadani?
Bilalli e shiti Qimon në Bervenicë, e shiti edhe patriotizmin, e shiti edhe simbolin shqiptar edhe atë vetëm për votat e VMRO-së në Tetovë.
Bilall Kasami është bërë simbol i dyfytyrësisë, në Shqipëri bëhet “patriotit”, në Tetovë “multikulti”.
Por nuk mund të jesh patriot me fjalë e shërbëtor me vepra. Nuk mund të këndosh Adem Jasharit e të ecësh me Lulin në Prekaz dhe të përkulesh para Mickoskit në Shkup.
Na ke lodh më, herë me Lulin herë me Zaevin, herë me Adem Jasharin e herë me Mickovskin i kujtë je, kujtë i shërben, për kënd po punon, ku je duke na çuar neve?
Patriotizmi nuk është fotografi me Lulin, as kënga për Adem Jasharin, është qëndrim, është dinjitet, është mos me u përkul kurrë para atyre që duan ta fshijnë identitetin tonë.
Bilall ti mund edhe të jesh kryetar komune me vota të tjerëve, por kurrë më mos këndo për Adem Jasharin dhe Mujdin Aliun e as mos e sjell më Lulin në Tetovë!