AKTUALE

Forcimi i lidhjeve me diasporën – Gërvalla në takim me Shoqatën “Jehona e Malësisë” në Michigan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan të SHBA-së, ku janë mbledhur përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shoqatave të ndryshme nga të gjitha viset shqiptare.

Në këtë takim, ministrja Gërvalla vlerësoi kontributin e çmuar të diasporës shqiptare në SHBA, duke theksuar se komuniteti në Michigan përbën një aset strategjik dhe një urë të fortë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe aleatit të saj më të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Komuniteti ynë në Michigan është pikë reference për mërgatën dhe shtyllë mbështetëse e angazhimit tonë institucional. E lumtur që u njoha nga afër me punën e tyre të vazhdueshme për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe solidaritetit, si dhe me kontributin e tyre në jetën publike, ekonomi, arsim e kulturë,” u shpreh ministrja Gërvalla.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare, si dhe shumë figura të njohura të diasporës.

Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të veçantë për kryetarin e Shoqatës “Jehona e Malësisë”, z. Agron Dedivanaj, bordin, anëtarët dhe vullnetarët për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në dobi të komunitetit.

Ajo theksoi se lidhja me këtë shoqatë dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan do të forcohet edhe më tej përmes projekteve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të mërgatës shqiptare në Michigan. ❤️

Related posts

Tre muaj pa rroga, 140 punonjës të Spitalit të Tetovës nesër në protestë

Gjyla Halili

“Porosia e kullës”e autorit Dr. Pashko Camaj më 26 janar në Ulqin

Gjyla Halili

25 vjet nga masakra në Izbicë

Gjyla Halili