AKTUALE

Kandidati për këshilltar nga VMRO-DPMNE në Tetovë kërcënon shqiptarët

Stefan Karapejovski – Kajo, numri 4 në listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, ka kërcënuar shqiptarët, përkatësisht koalicionin VLEN, duke deklaruar se “nuk duhet të luajnë me zjarr, sepse do të digjen” dhe se “komuna e Bërvenicës nuk do të bjerë në duart e shqiptarëve”.

Sipas burimeve lokale, Karapejovski, së bashku me Angel Karapetrov dhe Aleksandar Veljanovski, kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Bilall Kasamit në Tetovë, duke nxjerrë mbi 3.500 vota për të në raundin e parë të zgjedhjeve. Mirëpo, pas “ekceseve” të fundit në Bërvenicë dhe Kërçovë, përkrahja e VMRO-DPMNE-së për Kasamin në raundin e dytë nuk do të ndodhë, sipas burimeve të larta brenda partisë.

Banner

Related posts

Besimi në vizitë pune në SHBA – takime në OKB, FMN dhe BB

admin

Arbër Ademi: Afrim Gashi dhe VLEN po mbrojnë “Botën serbe”, pamjet e incidentit në Kuvend po mbahen të fshehura

Gjyla Halili

Janevska: I bëj thirrje prindërve t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre

Gjyla Halili