AKTUALE

Në Strugë, Mendi Qyra mori vetëm 126 vota jashtë bazës së VLEN dhe VMRO-DPMNE

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në Komunën e Strugës, VMRO-DPMNE ka marrë 5.749 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka siguruar 4.059 vota në listat për Këshillin Komunal.

Kandidati për kryetar komune Mendi Qyra, i cili u mbështet publikisht nga të dyja këto forca politike, ka marrë gjithsej 9.934 vota. Megjithatë, duke i zbritur votat e përbashkëta të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, rezulton se Qyra ka marrë vetëm 126 vota shtesë jashtë bazës partiake.

Këto rezultate tregojnë se mbështetja për kandidaturën e përbashkët Qyra nuk ka arritur të mobilizojë elektoratin përtej strukturave të partive që e mbështetën, duke reflektuar një mungesë të ndjeshme të mbështetjes personale dhe elektorale në terren.

Banner

Related posts

Jo çdo kush merr pjesë me vullnet të plotë në tubime, detyrimet të ndalen!

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Pendarovski: Rruga jonë është vetëm ajo euroatlantike

Gjyla Halili