AKTUALE

Në Strugë, Mendi Qyra mori vetëm 126 vota jashtë bazës së VLEN dhe VMRO-DPMNE

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në Komunën e Strugës, VMRO-DPMNE ka marrë 5.749 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka siguruar 4.059 vota në listat për Këshillin Komunal.

Kandidati për kryetar komune Mendi Qyra, i cili u mbështet publikisht nga të dyja këto forca politike, ka marrë gjithsej 9.934 vota. Megjithatë, duke i zbritur votat e përbashkëta të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, rezulton se Qyra ka marrë vetëm 126 vota shtesë jashtë bazës partiake.

Këto rezultate tregojnë se mbështetja për kandidaturën e përbashkët Qyra nuk ka arritur të mobilizojë elektoratin përtej strukturave të partive që e mbështetën, duke reflektuar një mungesë të ndjeshme të mbështetjes personale dhe elektorale në terren.

Banner

Related posts

Artan Grubi flet për kandidatin që do të mbështesin në raundin e dytë

Gjyla Halili

Feronikeli në Superligë, Lladrovci: Jeni krenaria jonë!

Gjyla Halili

Fronti n’shesh”, Grubi me valë reagimesh: U djeg loja, as Efridolli s’nimon, Fronti i dha një goditje të fortë Mickoskit dhe ortakëve të tij

Gjyla Halili