AKTUALE

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Banner

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim dhe ata që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, informoi sot KSHZ-ja.

Sipas KSHZ-së, deri në orën 15:30, nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, e kanë ushtruar gjithsej 5.385 votues.

Madje, nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim të drejtën e votës deri në orën 15:30 e kanë ushtruar 810 votues.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare deri në orën 15:30 nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, kanë votuar 135.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish po zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi, thonë në KSHZ.

Banner

Related posts

Semir Musa: Rinia e Gradecit në përkrahje të Frontit Europian

Gjyla Halili

BDI dënon ndërhyrjen e paprecedent të policisë gjatë festimeve për Flamurin

Gjyla Halili

Arrestohet në Haraçinë personi i kërkuar për “shantazh” dhe “dhunë”, u dërgua në Idrizovë për vuajtjen e dënimit

Gjyla Halili