AKTUALE

Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka shprehur sot mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Qindra qytetarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve jane mbledhur sot në sheshin “Skënderbej”, me flamuj kombëtarë dhe pankarta që kërkonin “Drejtësi për çlirimtarët”.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti në takim me kongresmenin amerikan Pete Sessions: Jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e ShBA-së

Gjyla Halili

Me gomone drejt Anglisë, BIRN: Reduktohet popullsia në Shqipëri, shumica e të larguarve të rinj

admin

VIZITË NË SHKUP TE AMBASADORI I SHQIPËRISË NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili