AKTUALE

Ali Ahmeti para protestës në Tiranë, takoi Presidentin Bajram Begaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ku po merr pjesë në protestën gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, u prit në një takim të ngrohtë e vëllazëror nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike, si dhe për rolet e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërfqinjor.

Kryetari Ahmeti e përgëzoi Presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në këtë proces.

“Rruga drejt Brukselit është rrugëtim strategjik kombëtar që forcon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Të dyja vendet tona duhet të ecin krah për krah drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, u shpreh Ahmeti.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të stabilitetit rajonal, përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe heqjes së kufijve që ndajnë vëllezërit e një gjaku, të cilët në Evropën e bashkuar duhet të shndërrohen në ura që bashkojnë popujt.

Related posts

Snopçe përmend “Tigrat” dhe punësimet në MPB, thotë se Ligji që po përgatit VLEN-i do të mundësojë përfaqësim në të gjitha instancat

Gjyla Halili

Faton Ahmeti pas emërimit Kryeministër të Talat Xhaferit: Shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor

Gjyla Halili

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Shqiptarët janë më të fortë se kurrë, janë bashkuar, s’ka kush i ndalë!

Gjyla Halili