AKTUALE

Ali Ahmeti nga Tirana: Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët”, zhvilloi takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, z. Blendi Klosi.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset euroatlantike dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Kryetari Ahmeti theksoi se Shqipëria tashmë gjendet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në dhe se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah saj, me përkushtim të plotë dhe respektim të standardeve demokratike e evropiane.

“Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët – një projekt strategjik që bashkon të gjithë në rajon dhe që garanton paqen, zhvillimin dhe perspektivën tonë evropiane”, theksoi Ahmeti.

Banner

Related posts

Hashim Thaçi mbush 57 vjet

Gjyla Halili

Qendra e biznesit “Soravia” në Shkup del në shitje për mbi 22 milionë euro

Gjyla Halili

Aksident në Shkup, lëndohen tre persona
by D V

Gjyla Halili