AKTUALE

Bajram Rexhepi pas tubimit: “Sonte u vulos fitorja – faleminderit nga zemra Tetovë!”

Pas përfundimit të tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka shprehur mirënjohjen e thellë për përkrahjen e qytetarëve, duke e cilësuar natën si momentin ku u vulos fitorja për Tetovën.

“Faleminderit nga zemra Tetovë! Faleminderit njerëz të mirë që na hapët dyert dhe zemrat në çdo lagje e në çdo cep të qytetit. Sonte u vulos fitorja për Tetovën – fitorja e çdo qytetari që beson në dinjitet, zhvillim dhe një të ardhme të ndritur.”,shkruan Rexhepi.

Ai theksoi se më 19 tetor, qytetarët do ta japin vendimin përfundimtar përmes votës, duke e cilësuar Tetovën si një amanet të përbashkët që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim.

“Tetova është amaneti ynë, dhe më 19 tetor, populli do ta japë përgjigjen e tij me votë dhe me krenari,” përfundoi ai.

Tubimi në Tetovë u shënua nga një pjesëmarrje masive, atmosferë entuziaste dhe thirrje për ndryshim, me moton #BashkëPërTetovën.

Banner

Related posts

Sulejmani nga VLEN: BDI keqpërdori edhe festën e 28 Nëntorit për ta tensionuar situatën në vend, vetëm pse ata më nuk janë në pushtet

Gjyla Halili

Zgjedhjet në veri, Rohde : Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe, për keqardhje dhe shkatërrues

Gjyla Halili

URREJTJA NDAJ FEVE NUK ËSHTË LIRI E SHPREHJES DHE PRETENDIMET PËR LIRINË E MENDIMIT

admin