AKTUALE

Asaf Abduramani nga Tetova: Më 19 tetor, së bashku e kthejmë dinjitetin e popullit tonë

Në vazhdën e tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, sonte u shqua edhe fjalimi i bartësit të listës për Këshillin Komunal të Tetovës, Asaf Abduramani, i cili dha një mesazh të fuqishëm për mobilizim dhe bashkim qytetar kundër padrejtësisë dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar.

“Sonte jemi këtu për të dëshmuar forcën e popullit kundër padrejtësisë, dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit tonë kombëtar,” tha Abduramani para qytetarëve të pranishëm.

Ai theksoi se gjatë gjithë takimeve me qytetarët e Tetovës, është vërejtur një frymë e qartë për ndryshim dhe për rikthim të shpresës në institucionet lokale.

“Në çdo lagje, në çdo takim, kemi ndier zërin e qytetarëve që kërkojnë ndryshim të domosdoshëm. Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm me mbështetjen tuaj. Ju jeni garancia” u shpreh ai.

Abduramani përmbylli fjalimin me thirrjen që më 19 tetor, qytetarët të bashkohen rreth një vizioni të përbashkët:

“Më 19 tetor, së bashku ta kthejmë dinjitetin e popullit tonë. Është koha për një Tetovë të re, me vlera, drejtësi dhe përfaqësim të denjë.”, theksoi Abduramani.

Banner

Related posts

Taravari nesër mbledh partinë në Gostivar! A do ta braktisë ASH-ja VLEN-in në zgjedhje lokale?

Gjyla Halili

Tetova për herë të parë në Samitin B40 – VLEN për zhvillimin rajonal!

Gjyla Halili

Ulet numri i bujqve të regjistruar nga 90.000 para dhjetë viteve në rreth 65.000

Gjyla Halili