AKTUALE

Bajram Rexhepi: Për Tetovën nuk do të vendosin donacionet serbe, kreditë kineze dhe as paratë e vjedhura nga pronat publike

Në tubimin madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim në qendër të Tetovës, kandidati për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi, dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë ndikime të jashtme dhe abuzime të brendshme të diktojnë të ardhmen e qytetit.

“Tetovarët nuk do të lejojnë që për të ardhmen tonë të vendosin donacionet serbe, kreditë kineze apo paratë e vjedhura nga shitja e pronave tona të përbashkëta” deklaroi Rexhepi para qindra qytetarëve të mbledhur.

Ai u zotua për një qeverisje transparente, pa ndikime të huaja dhe me fokus tek nevojat reale të komunitetit.

Banner

Related posts

Kasami: Lëvizja Besa në Qeveri pas zgjedhjeve, si fituese e kampit shqiptar

admin

Deklaratë me shkrim e koalicionit VLEN për afatin gjashtëmujor për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

Thaçi: Ka qenë e planifikuar që PDSH të zhbëhet nga skena politike

Gjyla Halili