AKTUALE

Isen Shabani: Fillon rekonstruksioni i rrugës që lidh Vrapçishtin me autostradën

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për rekonstruksionin e rrugës në fshatin Vrapçisht, në segmentin që lidh fshatin me autostradën kryesore.

Ky projekt është pjesë e angazhimeve të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët dhe qytetarët që përdorin këtë aks.

Gjatë kohës së punimeve priten kufizime të përkohshme në lëvizje, ndërsa nga qytetarët kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim.

“Ky është një projekt i rëndësishëm për fshatin Vrapçisht dhe për të gjithë qarkullimin lokal. Synimi ynë është të sigurojmë rrugë më të mira dhe më të sigurta për të gjithë,” tha Kryetari Isen Shabani.

📍 Komuna e Vrapçishtit
🗓️ 15 tetor 2025

Banner

Related posts

Fronti Europian nuk i përjashton protestat / Mickoski kërkon të jenë demokratike, sepse nuk do të toleronte dhunë

Gjyla Halili

A do të na dënojnë për paratë që janë pa “Maqedoni Veriore”?!

Gjyla Halili

14 Shtatori-Sprova jonë e krenarisë kombëtare!

Gjyla Halili