AKTUALE

Sulm në Spitalin e Tetovës – pacienti godet mjekun dhe policin

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Spitalin Klinik të Tetovës, ku një pacient ka sulmuar fizikisht një mjek dhe më pas edhe një zyrtar policor.

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, rreth orës 16:00 është arrestuar M.M. (28) nga fshati Çellopek, pas një denoncimi paraprak se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit mjekësor.

Gjatë përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, ai ka sulmuar fizikisht mjekun L.A. (31) nga fshati Zhelinë. Edhe pas mbërritjes së policisë, i dyshuari ka vazhduar me sjellje agresive dhe ka goditur njërin nga zyrtarët policorë.

M.M. është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i ngrihet kallëzim përkatës penal, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: Mickoski nuk po mbron identitetin ai po e minon shtetin!

Gjyla Halili

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Gjyla Halili

Ardi Ismaili ju përgjigjet FAKE NEWS: “Nga një kafe e rastësishme deri te fabrikimi politik”

Gjyla Halili