AKTUALE

Rexhepi: Shitja e “Monopolit” mban nënshkrimin e Bilall Kasamit

Banner

Shitja e njërit ndër objekteve kryesore të Tetovës, “Monopolit” ka qenë temë diskutimit në intervistat me kandidatët për kryetar të Tetovës, të AKI-së – Bajram Rexhepi dhe të VLEN-it – Bilall Kasami.

Rexhepi në TV21 tha se shitja mban nënshkrimin e Kasamit.

Dokumentet janë publike, janë manipulime nëse tentojnë t’ia hedhin fajin tjetër kujt. Kjo është me emër dhe mbiemër, me nënshkrim të udhëheqësit aktual të Tetovës, do të thotë të udhëheqësit në ikje të Komunës së Tetovës. Monopoli ka qenë krimi jo vetëm financiar që i është bërë Tetovës, por edhe shpirtëror. Dëmi financiar në këtë rast është rreth 5 milionë euro që janë dashur të hyjnë si mjete në buxhetin e Tetovës”, tha Rexhepi duke shtuar se aty është dashur të ndërtohet edhe një lapidar për përkujtim të viktimave në vendin famëkeq që kanë ndodhur në vitet e 40-ta.

Banner

Related posts

Panel diskutim në Shkup kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve

Gjyla Halili

Tre dekada në shërbim të Shqiptarëve, Shefik Bajrami dëshmia më e mirë se si kanë përparuar shqiptarët në sistemet e brendshme të shtetit

Gjyla Halili

Lavdrim Ismaili jep dorëheqje nga Lëvizja Besa

Gjyla Halili