AKTUALE

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike Turke – TDP

Në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit.

Ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm në ndërtimin e partneriteteve të sinqerta politike, të bazuara në respekt, barazi dhe vizion të përbashkët për zhvillimin e komunës së Vrapçishtit.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Shabani theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e unitetit mes komuniteteve dhe për krijimin e një qeverisjeje vendore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Kjo marrëveshje nuk është vetëm një dokument politik, por një angazhim i përbashkët për të punuar në shërbim të qytetarëve tanë, pa dallim etnie apo bindjeje politike. Besoj fuqishëm se vetëm përmes bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mund të ndërtojmë një komunë më të zhvilluar dhe më të bashkuar,” – deklaroi Isen Shabani.

Marrëveshja synon krijimin e platformave të përbashkëta për zhvillim lokal, nxitjen e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e komunës së Vrapçishtit.

Ky partneritet politik shihet si një mesazh uniteti dhe bashkëpunimi ndërkomunitar, që forcon frontin e përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Banner

Related posts

Në Michigan organizohet “Nata e Lahutarëve” nga Shoqata “Malësia e Madhe”

Gjyla Halili

BDI: DERISA LEN-i ZIHET KUSH DO TË JETË “KRYETAR”, INSTITUCIONET KANË DEGRADUAR PËRDORIMIN E GJUHËS SHQIPE NË NIVELIN PARA MIRATIMIT TË LIGJIT PËR GJUHËT

Gjyla Halili

Qytetarët e RMV-së blejnë vetëm produktet e nevojshme dhe kanë frikë nga një rritje e re çmimi

Gjyla Halili