Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të qytetit, ku në fokus ishin sfidat dhe nevojat e brezit të të moshuarve, të cilët për dekada me radhë kanë kontribuar në zhvillimin e komunitetit.Gjatë takimit, Rexhepi prezantoi disa masa konkrete që do të ndërmerren nëse ai merr drejtimin e komunës:✅ Përmirësimi i kushteve të qendrës së pensionistëve, duke krijuar një hapësirë më funksionale dhe dinjitoze për takime dhe aktivitete kulturore e sociale.✅ Mbështetje sociale për pensionistët me të ardhura të ulëta, përmes një programi të posaçëm që synon përfshirjen dhe mbrojtjen e kësaj kategorie.✅ Përfaqësim në Këshillin Komunal, me një përfaqësues të pensionistëve që do të ketë të drejtë fjale, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në vendimmarrje.✅ Infrastrukturë e përshtatur për të moshuarit, përfshirë shëtitore, pista biçikletash dhe trotuare të sigurta, që lehtësojnë lëvizjen dhe parandalojnë lëndimet.“Të moshuarit janë themeli i këtij qyteti. Ata kanë ndërtuar me punë, djersë dhe përkushtim Tetovën që ne njohim sot. Është detyrë morale dhe institucionale të sigurojmë kushte më të mira për jetën e tyre,” deklaroi Bajram Rexhepi pas takimit.Përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve e mirëpritën angazhimin e kandidatit dhe e cilësuan si një hap pozitiv drejt krijimit të një qyteti më të përshtatshëm dhe më solidar për të gjitha gjeneratat.Këto masa janë pjesë e programit të Aleancës Kombëtare për Integrim për zhvillimin social dhe urban të Tetovës, me fokus në mirëqenien e çdo qytetari.













previous post