AKTUALE

Blerand Ramadani: Saraji ma ka marrë ZEMRËN

Banner

Në një atmosferë të jashtëzakonshme entuziazmi në tubimin Saraj, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Blerand Ramadani, mbajti një fjalim emocionues para qindra qytetarëve, duke e quajtur kandidaturën e tij një nder dhe privilegj.

“Është nderi dhe privilegji më i madh për mua që të jem kandidat për komunën më të bukur, jo vetëm në këtë anë, por në gjithë shtetin. Dhe ajo është komuna e Sarajit,” deklaroi Ramadani, i shoqëruar me duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit.

Në vazhdim të fjalimit, ai theksoi se nuk ka hyrë në garë vetëm për vota, por për të fituar zemrat e njerëzve, duke shtuar me emocion:

“Kësaj gare nuk i hyra thjesht për të fituar votën tuaj, por për të fituar zemrat tuaja. Por çfarë ndodhi? Ju ma fituat zemrën mua!”

Tubimi në Saraj u cilësua si një nga më të mëdhenjtë dhe më të ngrohtët që AKI ka organizuar deri tani në këtë fushatë, duke konfirmuar mbështetjen në rritje që Ramadani po merr në këtë komunë kyçe.

Banner

Related posts

Kërkesa e studentëve në Maqedoni, Abazoviç: Të drejtat që janë arritur vetëm mund të avancohen

Gjyla Halili

U zgjodh rektori i ri i universitetit “Nënë Tereza”, paralajmërohen ankesa për procesin e votimit

Gjyla Halili

BDI: Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij

Gjyla Halili