AKTUALE

Nikollë Camaj: “Zëri i Tuzit triumfon në Parlament – ligji për tatimet miratohet”

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka përshëndetur rivotimin dhe miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, pas kthimit të tij për rivotim nga Presidenti i Malit të Zi.

“Ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi tatimor më modern dhe më të drejtë, duke forcuar stabilitetin financiar të komuniteteve lokale dhe duke krijuar kushte për menaxhim më të përgjegjshëm të mjeteve publike,” deklaroi z. Camaj.

Ai theksoi gjithashtu se me këtë ligj evitohet mundësia që Plantacionet të ndëshkojnë komunën e Tuzit, duke u hapur mundësia për të krijuar raporte më të drejta dhe efektive me këtë kompani, nga e cila në të kaluarën ishin regjistruar dëme dhe padrejtësi.

“Ky është një mesazh i qartë se zëri i Tuzit dëgjohet dhe veprimi ligjor mbështet drejtësinë dhe dinjitetin e komunitetit tonë,” përfundoi Nënkryetari Camaj.

Ja postimi plotë:

🇦🇱Sot, në Cetinë, Kuvendi i Malit të Zi rivotoi propozim Ligjin e kthyer për rivotim nga presidenti i Malit të Zi.
Si propozues i ligjit, jam krenar që Kuvendi e miratoi përsëri Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm drejt një sistemi tatimor më modern dhe më të drejtë. Me këtë ligj forcojmë stabilitetin financiar të komuniteteve lokale dhe krijojmë kushte për një menaxhim më të përgjegjshëm të mjeteve publike.
Po ashtu, evitohet mundësia e Plantacioneve për të ndëshkuar komunën e Tuzit, duke iudhënë mundësia komunës sonë për të krijuar raporte miqësore e efektive me këtë kompani, nga e cila, në të kaluarën kishim vetëm dëme dhe padrejtësi.

Related posts

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Të pavërteta pohimet për punësimin e 3.000 personave!

Gjyla Halili

Lladrovci hap selinë e mëhershme dhe fton për të mbështetur degët ku PDK është në balotazh

Gjyla Halili