AKTUALE

Isen Shabani: Rruga “Brahim Aga” në Dobërdoll nis së shpejti me realizim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me ekipin e tij, zhvilloi sot një vizitë pune në Dobërdoll, ku nga afër u inspektua terreni në të cilin shumë shpejt do të nisë realizimi i projektit për ndërtimin e rrugës “Brahim Aga”.

Ky projekt paraqet një investim me rëndësi të madhe për banorët lokalë, pasi do të lehtësojë qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të mundësojë zhvillim më të mirë ekonomik e social në këtë zonë.

Gjatë vizitës, Isen Shabani bashkë me ekipin e tij dëgjuan nga afër kërkesat, nevojat dhe prioritetet e banorëve të Dobërdollit, duke theksuar se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është thelbësor për zhvillimin e drejtë të komunës.

“Çdo investim që bëjmë ka një qëllim të qartë: të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë. Rruga ‘Brahim Aga’ është vetëm një ndër projektet që planifikojmë të realizojmë në këtë mandat. Investimet do të jenë të balancuara dhe të shpërndara në çdo fshat e lagje të Komunës së Vrapçishtit,” deklaroi Shabani.

Ky projekt është pjesë e programit zhvillimor të Aleancës Kombëtare për Integrim, me fokus në modernizimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesë në të gjitha vendbanimet e komunës.

#BashkëPërVrapçishtin ✅
#IsenShabani
#Dobërdoll
#AKI
#Infrastruktura

Related posts

Mark Nikolle Pjetrushi Lulgjuraj,Humanisti që djersën e vet po ja dhuron Malësisë dhe popullit te Saj

Gjyla Halili

Harta/ 37% e të rriturve shqiptarë do të vuajnë nga obeziteti deri më 2035

admin

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Gjyla Halili