AKTUALE

“Rinia ka zë!” – Aldina Abazi hyn në garë për të përfaqësuar të rinjtë e Tetovës

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në zgjedhjet lokale në Komunën e Tetovës po sjell një frymë të re politike, duke përfshirë në listat e saj kandidat të rinj të talentuar, të përkushtuar dhe me energji pozitive. Një ndër emrat që bie në sy është Aldina Abazi, 18-vjeçare, nxënëse në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë.

Aldina është shembull i një të reje aktive dhe ambicioze, e cila synon të jetë pjesë e vendimmarrjes lokale dhe të përfaqësojë me dinjitet rininë tetovare. Përveç angazhimit në arsim, ajo është sportiste profesionale në sportin e karatesë, disiplinë në të cilën ka arritur rezultate të larta dhe përfaqësuar me krenari qytetin e saj në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përmes kandidimit të saj si këshilltare në Kuvendin Komunal të Tetovës, Aldina synon të përfaqësojë interesat e të rinjve, sportistëve, vajzave të reja dhe nxënësve të shkollave të mesme, të cilët shpesh nuk kanë zë të mjaftueshëm në institucionet vendore.

“Tetova ka një rini të jashtëzakonshme — të zgjuar, punëtore dhe plot energji. Ne nuk duhet të jemi vetëm spektatorë të vendimeve që prekin të ardhmen tonë, por pjesë e tyre. Unë dua të jem zëri i gjeneratës sime dhe të kontribuoj për një Tetovë që ofron mundësi reale për të rinjtë,” deklaron Aldina Abazi.

Për AKI-në, përfshirja e të rinjve në politikë nuk është vetëm slogan, por strategji e qartë për ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Prania e Aldinës në listë është dëshmi e kësaj qasjeje — që politika lokale ndërtohet bashkë me gjeneratën e re, e cila ka ide të freskëta, energji dhe guxim për të ndryshuar.

Si sportiste, Aldina sjell me vete edhe një kulturë të disiplinës, përkushtimit dhe garës së ndershme — vlera që janë thelbësore edhe në jetën publike dhe politike. Për të, politika duhet të jetë mjet për të ndërtuar më shumë hapësira për sport, edukim cilësor, mundësi të barabarta për vajzat dhe një qytet më modern e më të drejtë për të gjithë.

“Unë besoj në fuqinë e rinisë. Me punë dhe përkushtim, mund të bëjmë shumë për qytetin tonë. Dua që Tetova të jetë një vend ku të rinjtë nuk largohen, por ndërtojnë të ardhmen e tyre,” shtoi Abazi.

Me këtë kandidaturë, Aleanca Kombëtare për Integrim dëshmon edhe njëherë përkushtimin e saj për të hapur dyert për brezat e rinj, duke i bërë pjesë të politikëbërjes dhe zhvillimit të komunës.

#BashkëPërTetovën ✅
#AldinaAbazi
#AKI
#RiniaNëPolitikë
#Tetova

Banner

Related posts

Kryetari Dehari nënshkruan bashkëpunimin me USAID-in për forcimin e financave komunale

admin

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Gjyla Halili

Reformat në BDI/ Hisen Xhemaili uron Ali Ahmetin dhe kryesinë e re të partisë

Gjyla Halili