AKTUALE

Bajram Rexhepi: Në lagjen Migjeni sonte vendosëm vulën e fitores!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën, Bajram Rexhepi, zhvilloi sonte një takim me qytetarët në lagjen Migjeni, ku u prit me entuziazëm dhe energji pozitive nga banorët e zonës.

Në një atmosferë të mbushur me optimizëm dhe mobilizim, Rexhepi tha se në Migjen është vendosur simbolikisht “vula e fitores” për zgjedhjet e 19 tetorit.

Energji, entuziazëm dhe besim që ndihen në çdo fytyrë. Nga zemra e Tetovës po vjen e ardhmja dhe shpresa e qytetit,” deklaroi Rexhepi.

Ai falënderoi të gjithë përkrahësit për mbështetjen e fuqishme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me këtë frymë të bashkimit dhe vendosmërisë deri në ditën e votimit.

Banner

Related posts

Toshkovski: Për dy ditë janë asgjësuar dy grupe të mëdha kriminale

Gjyla Halili

Raporti i punës për vitin 2024 në Komunën e Kërçovës/ Dehari: Ky raport tregon punën dhe angazhimin tonë të përbashkët për një Kërçovë më të mirë.

Gjyla Halili

Takimi Nuhiu- Šćepanović në Mal të Zi: Synojmë ritjen e cilësisë së arsimit, mbështetje në aktivitete të përbashkëta mes dy shteteve

admin