AKTUALE

Ali Ahmeti pret në takim kampionin Florim Zendeli pas triumfit në PFL Europe

Banner

Sot Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), priti në takim kampionin e madh Florim Zendeli, fitues dhe mbrojtës i titullit në Professional Fighters League Europe (PFL Europe), pas suksesit të tij të fundit në Dubai.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, Ahmeti dhe Zendeli ndanë mendime për rrugëtimin sportiv të kampionit, sfidat e përballuara dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që e kanë ngritur atë në majat e suksesit ndërkombëtar.

Ali Ahmeti theksoi se Florim Zendeli është shembull i disiplinës, vendosmërisë dhe krenarisë shqiptare në arenat botërore të sportit, duke theksuar se suksesi i tij nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një frymëzim për të rinjtë shqiptarë.

Banner

Related posts

“Wizz Air” me një surprizë për të gjithë pasagjerët e saj – një zbritje që do të gëzojë shumë

Gjyla Halili

Taravari shpreh ngushëllimet për vdekjen e Lindita Ahmetit: Humbëm një poete dhe njeri të rrallë

Gjyla Halili

Kallëzim Penal kundër Kurto Dudushit

Gjyla Halili