AKTUALE

“Pa maska, me parime: “Rinia e Sellcës zgjedh rrugën e dinjitetit — pas Bajram Rexhepit!”

“Nëse u vendos maska njerëzve, shfaqet fytyra e tyre e vërtetë.”
Por rinia e Sellcës sot është pa maska, me qëndrime të qarta, të bashkuar dhe të vendosur në mbështetje të ideologjisë dhe vlerave të Bajram Rexhepit.

Të rinjtë e kësaj ane po e dëshmojnë se parimi është më i fortë se servilizmi modern. Ata janë rreshtuar me Aleancën Kombëtare për Integrim, të bindur se e ardhmja ndërtohet me veprim të ndershëm sot, jo me premtime boshe apo interesa të ngushta.

Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe ndjenjë përgjegjësie, rinia e Sellcës deklaroi se nuk do të lëkunden nga asnjë lloj presioni apo joshjeje, por do të mbeten të palëkundur në mbështetjen e bashkëvendasit të tyre — pa imponim, pa rryshfete dhe pa pazare politike.

“Jemi krenarë që jemi në kahun e duhur të historisë. Krenarë që jemi bashkë, që ndajmë të njëjtin ideal dhe që rreshtohemi pas Bajram Rexhepit,” — shprehet përfaqësuesi i rinisë së Sellcës, Jeton Beqiri.

Kjo lëvizje shënon një moment të rëndësishëm për strukturimin e brezit të ri politik, që synon një të ardhme të ndërtuar mbi vlera, përgjegjësi dhe bashkim kombëtar.

Banner

Related posts

“Mbi 80 përqind e shqiptarëve duan të largohen”, Berisha: Bandat e gjejnë kurajon te mbështetja e qeverisë, regjimi i Ramës i pashpresë

admin

Fundjava në Maqedoni me stuhi polare, reshje të dendura shiu dhe dëbore

Gjyla Halili

Prezantimi i hulumtimit “Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive: 20 vjet mundësi dhe sfida të (pa)shfrytëzuara

Gjyla Halili