AKTUALE

Xhepçishti i jep mbështetje të madhe Bajram Rexhepit

Banner

Sonte në fshatin Xhepçisht, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po mban një tubim me strukturat dhe mbështetësit e saj në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Salla ku mbahet takimi është mbushur plot, duke reflektuar mobilizimin dhe përkrahjen masive të banorëve të Xhepçishtit për këtë subjekt politik. Të pranishëm janë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari.

Liderët e AKI-së, Ahmeti dhe Taravari janë pritur me duartrokitje dhe entuziazëm të madh, një sinjal i qartë se mesazhi i tyre për ndryshim dhe zhvillim po gjen jehonë të fortë në terren.

Nga ky takim pritet të jepen mesazhe të rëndësishme politike dhe zotime konkrete për projekte që lidhen me zhvillimin lokal, përfshirë investimet infrastrukturore, përkrahjen për bujqësinë dhe ndërlidhjen më të mirë të fshatrave me qytetin.

Banner

Related posts

Trump nënshkruan urdhrin, deklasifikohen dosjet për vrasjet e ish presidentit Kennedy dhe Martin Luthern King

Gjyla Halili

Shqipëria drejt plakjes së shpejtë, e katërta në Europë për normën e ulët të lindshmërisë me 2021, e fundit në rajon

admin

Nderimet dhe përcjellja për në banesën e fundit të HISEN BERISHËS – BACËS CENË

Gjyla Halili