AKTUALE

Mbrëmje madhështore në Gllumovë –Bexheti: Zemra e vendlindjes rreh fort për të ardhmen

Sonte në Gllumovë u zhvillua një tubim madhështor në kuadër të fushatës zgjedhore, në vendin ku rrënjët, përkushtimi dhe dashuria për vendlindjen ndihen në çdo gur e çdo rrugicë. Atmosfera e mbrëmjes tregoi qartë se zemra e Gllumovës rreh fort për zhvillimin dhe të ardhmen e këtij vendi.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kandidati për kryetar komune Blerant Ramadani, kryetari aktual dhe bartësi i listës për këshilltar Iljas Veseli, kandidati për Qytetin e Shkupit Skender Rexhepi – Zejd, bartësi i listës për Qytetin e Shkupit Abdulselam Selami, kandidatja për këshilltare në Qytetin e Shkupit Nezrane Rustemi, deputeti i Ilir Hasani dhe Blerim Bexheti.

Bexheti theksoi rëndësinë e 19 Tetorit si më shumë se një datë zgjedhjesh – një referendum i shpresës, dinjitetit dhe besimit për të ardhmen e përbashkët.
Në fjalimet e mbajtura u vu theksi tek përkushtimi për zhvillimin lokal, për unitetin dhe për vazhdimin e punës së nisur me përgjegjësi e transparencë.

Gllumova edhe njëherë dëshmoi se di të zgjedhë drejt – aty ku është e vërteta, është edhe fitorja.

Banner

Related posts

Moti i ftohtë, temperatura deri në 16 gradë

Gjyla Halili

LEN dhe Taravari, me kandidat të përbashkët për president

Gjyla Halili

Vd’es foshnja tetë ditëshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Gjyla Halili