AKTUALE

“Rruga e re, shpresa e re – Fatmir Dehari sjell zhvillim dhe lëvizje më të lehtë për fshatrat e Kërçovës”

Kërçovë, 4 tetor 2025 – Me sukses u përfundua rruga kryesore që lidh nga magistralja fshatrat Greshnicë, Reçan, Leshnicë dhe Baçisht. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në fb kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Ky projekt i rëndësishëm është një investim strategjik për të përmirësuar lëvizjen, zhvillimin lokal dhe jetën e përditshme të banorëve. Autoritetet theksuan se kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në mundësitë ekonomike dhe qasjen më të lehtë në shërbime, duke lehtësuar lidhjen mes fshatrave dhe qytetit.

“Veprat flasin vetë,” thanë përfaqësuesit e komunës, duke nënvizuar përkushtimin e vazhdueshëm për zhvillim dhe infrastrukturë të qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Banorët tashmë përfitojnë nga një rrugë më e sigurt, më e shpejtë dhe më e rehatshme për të lëvizur çdo ditë.

#Bashkë 🤝
#PërKërçovën

Banner

Related posts

“Ti e ke radhën”: KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Drenoveci do ta bëjë kthesën e madhe për Tetovën!

Gjyla Halili

SHËNIMI I ALI AHMETIT NË REPORTING HOUSE NË PRISHTINË

Gjyla Halili