AKTUALE

“Tokën e njohin më mirë ata që e punojnë – Bexheti: “Përkrahje dhe dinjitet për fermerët e Sarajit –

Banner

Sot, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, kryetarin aktual Iljas Veseli, bartësin e listës për këshilltarë dhe deputetin Blerim Bexheti, patëm kënaqësinë të takohemi me fermerët, blegtorët dhe bujqit e komunës.

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e punës së tyre dhe nevojën për kushte më të mira, mbështetje të vazhdueshme dhe politika të drejta që promovojnë zhvillimin e sektorit bujqësor dhe ekonominë lokale.

“Tokën e njohin më mirë ata që e punojnë. Ata që çdo ditë punojnë me duart e tyre për të ushqyer vendin, meritojnë vëmendje dhe përkrahje,” u shprehën përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Më 19 tetor, qytetarët e Sarajit do të zgjedhin jo vetëm një pushtet lokal, por edhe një drejtim të ri që synon zhvillim, drejtësi dhe mbështetje për çdo qytetar. Fitore e Aleancës Kombëtare për Integrim do të jetë një fitore e dinjitetit, e punëtorit dhe e fermerit.

Banner

Related posts

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Gjyla Halili

MPB me detaje për disa parregullsi në vendvotime në Shtip dhe Shkup

Gjyla Halili

Nikollovski: Nga Brukseli pritet marrëveshja financiare për IPARD 3, menjëherë më pas të parët në rajon do të fillojmë me realizimin

admin