AKTUALE

Blerim Bexheti në Saraj: Sporti dhe rinia në qendër të programit zhvillimor

Sporti si energjia e rinisë dhe forcë e zhvillimit të shoqërisë zuri vend të rëndësishëm në takimin e mbajtur dje me kryesitë e klubeve sportive që veprojnë në komunën e Sarajit.

Në takim morën pjesë kandidati për kryetar komune Blerant Ramadani, kryetari aktual dhe bartësi i listës për këshilltarë Iljas Veseli, si dhe shefi i shtabit komunal Senehat Murtezani.
Gjatë diskutimit u prezantua programi për katër vitet e ardhshme, ku sporti dhe mbështetja për të rinjtë zënë një vend të veçantë në fushën e zhvillimit të infrastrukturës sportive dhe përkrahjes institucionale për klubet lokale.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve komunale dhe klubeve sportive për të krijuar kushte më të mira për të rinjtë dhe për të nxitur aktivitetin fizik si pjesë të jetës komunitare.

Në përfundim të takimit, u shpreh angazhimi i përbashkët për të ndërtuar një komunë ku sporti të jetë prioritet dhe rinia të jetë forca kryesore e zhvillimit.

Banner

Related posts

Ramiz Lladrovci: Jo buka po kulaçi!

admin

Turizmi dhe eksportet rritën çmimet/ Më të prekurit, të moshuarit: Duhet të rriten pensionet

admin

“Fronti Evropian” vizita në bastione: Bashkë edhe në zgjedhjet e 8 majit drejt fitores edhe më të thellë

Gjyla Halili