AKTUALE

Blerand Ramadani premton qendër moderne për të moshuarit në Saraj

Në një takim të ngrohtë dhe plot respekt me Shoqatën e Pensionistëve të Sarajit, Blerand Ramadani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, së bashku me deputetin Blerim Bexheti dhe kryetarin aktual të komunës Iljas Veseli, ka prezantuar disa nga zotimet konkrete për përkrahjen e gjeneratës së tretë.

“Takimi me pensionistët nuk është vetëm një nderim për të kaluarën, por një angazhim për të ardhmen,” u shpreh Ramadani, duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe kontributit shumëvjeçar të këtij brezi për zhvillimin e komunës.

Në takim u diskutuan:

✅ Mbështetja e vazhdueshme institucionale për aktivitetet e Shoqatës së Pensionistëve,
✅ Ndërtimi i një objekti modern dhe funksional – një qendër për takime, kulturë dhe rekreacion të të moshuarve,
✅ Nisma për bashkëpunimin ndërmjet brezave, me qëllim që të rinjtë e Sarajit të mësojnë nga përvoja, mençuria dhe vlerat që mbajnë mbi supe gjyshërit dhe gjyshet e tyre.

“Besojmë se Saraji i së nesërmes ndërtohet mbi urën e fortë që lidh inovacionin e të rinjve me përvojën e të moshuarve. Vetëm kështu mund të krijojmë një komunë që i jep dinjitet çdo gjenerate,” tha Ramadani.

Me këtë qasje gjithëpërfshirëse, kandidati i AKI-së synon të vendosë standarde të reja për kujdesin ndaj pensionistëve dhe për të ndërtuar një Saraj më të bashkuar, më social dhe më të drejtë për të gjithë.

Related posts

Arsyet pse alergjitë përkeqsohen gjatë mëngjesit – si t’i trajtoni

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari vlerëson vizitën e liderëve të rinj amerikanë: Aleati ynë i përhershëm natyror

Gjyla Halili

BDI: VMRO e detyroi Vlen-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend

Gjyla Halili