AKTUALE

Azgan Haklaj: UÇK- sot është i gjithë Kombi!

Banner

UÇK- sot është i gjithë Kombi!

jo vendim i padrejtë në emër të popullit!

Protestë kundër padrejtësisë!

Liri për çlirimtarët!

Pas Prishtinës dhe Hagës me dt. 17-të tetor në Tiranë do të tubohen me dhimbje e nerv por me krenari në zemër e shpirt shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe nga diaspora.
Eshtë një bashkim idealist vullnetesh për drejtësi e liri njerëzore.
Eshtë modeli më brilant që jep një komb i lashtë në kontinent si ky i yni se si liria fitohet me mund e luftë, me sajrificë sublime, e po me aq mund e sakrifice mbrohet ajo dhe dinjiteti i prijësve të saj.
Kjo protestë i tejkalon më shumë se kurrë limitet e ndasitë politike pse vihet në pyetje ndërgjegjja jonë nacionale.
Vihet në prove mbrojtja e lirive themelore humane për një gjykim juridik të drejtë.
Kjo protestë mbi gjithçka konteston ata që shkelmojnë kushtetutën e shtetit të Kosovës, sepse i heq asaj alfën e saj, sovranitetin, ndërkohë që kjo kushtetutë është produkt demokratik euroatlantik.
E pra Dhomat e Specializuara të Hagës janë produkt i Kuvendit të Kosovës, por në rastin konkret paradoksalisht kanë devijuar nga qëllimi për të cilin janë ndërtuar ndaj është imperative jo vetëm ndalimi kushtetues por zhbërja e menjëhershme dhe një hetim i pavarur ndërkombëtar duhet të fillojë menjëherë!
Sot unë jam ÙÇK, je ti, jemi të gjithë ne që na rrjedh gjak i pastër në deje.
Tubimi ynë kombëtar me 17-të tetor në metropolin e trojeve tona etnike, në sheshin që mban emrin e simbolit tonë kombëtar e shtetërir Gjergj Kastrioti (Skenderbej) nuk është një akt formal dhe i ligjshëm solidariteti me liderët e UÇK-së të penalizuar padrejtësisht e izoluar çnjerëzisht në Hagë si dikur në birucat e OZNA-s, por një protestë kundër padrejtësisë njerëzore ndaj ky shesh është i vogël për të pritur lumenjtë e shqiptarëve që do të derdhen drejt tij.
Atë shesh me dt 17-të tetor e zmadhon emri i madh Skenderbej dhe kurora jemi ne-sepse sot kemi arsye më shumë se kurrë të jemi të gjithë UÇK!

Banner

Related posts

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Gjyla Halili

Në kohë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Ohër dhe Debërc, votimi zhvillohet pa ndërprerë

Gjyla Halili

Isen Shabani sot kujtojmë ditëlindjen e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeu

Gjyla Halili