AKTUALE

PROF. DR. FATON SHABANI PREZANTOI NË KONGRESIN E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË MAQEDONISË SË VERIUT

Me ftesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, profesori i Fakultetit Juridik të UT-së Prof. Dr. Faton Shabani mori pjesë në Kongresin e 13-të ndërkombëtar të studimeve të Evropës Juglindore me temë boshte “Komunikimi dhe shkëmbimi: Evropa Juglindore brenda proceseve globale sociale, politike dhe kulturore”, të organizuar në Shkup nga 15 deri 19 shtator, 2025.

Prof. Dr. Faton Shabani në këtë kongres paraqiti gjetjet e hulumtimit të realizuar me titull “Përpjekjet e vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë integrale e Tregut të Brendshëm”.

Gjetjet në fjalë përkojnë me periudhën e fillimit të procesit të negociatave të vendit për anëtarësim në BE, duke përbërë barometrin për përmbushjen nga Maqedonia e Veriut të “detyrave” të vendosura nga Komisioni Evropian.

Banner

Related posts

Grubi ka ndarë tendere mbi 20 mijë euro për qebab në Pçela dhe Dalma Catering

Gjyla Halili

Kasami: Në zgjedhje lokale do të shkojmë bashkë, shqyrtohet mundësia që VLEN të shkrihet në një parti

Gjyla Halili

20 vite “Flaka e Janarit”: Kujtesa që vazhdon të jetojë

Gjyla Halili