AKTUALE

Ferizaj përkujton Epopenë e Jezercit, Ali Ahmeti i pranishëm në Akademinë Përkujtimore

Në nderim të 27-vjetorit të Epopesë së Jezercit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, sot u mbajtën homazhe dhe një akademi përkujtimore në nder të dëshmorëve dhe veçanërisht të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferri, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ceremonia filloi me homazhe në varrezat e dëshmorëve të Komunës së Ferizajt në ora 10:00, për të vazhduar me nderime pranë varrit të Gjeneralit Ilazi në ora 10:30. Aktivitetet kulmuan me Akademinë Përkujtimore të mbajtur në Teatrin “Adriana” të Ferizajt në ora 11:00.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe figura të shquara nga trevat shqiptare. I pranishëm në këtë përkujtim të veçantë ishte edhe lideri i njohur politik nga Maqedonia e Veriut dhe ish-luftëtari i UÇK-së, z. Ali Ahmeti, i cili me praninë e tij dha një vlerësim të lartë për veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të Ferizajt dhe gjithë Kosovës.

Organizatorë të ngjarjes ishin Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj.

Me moton “Një vit pa Gjeneralin, një jetë me veprën e tij”, kjo ngjarje shërbeu si kujtesë e përhershme për gjakun e derdhur për liri dhe për trashëgiminë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Banner

Related posts

Zekolli i kundërpërgjigjet BDI-së: “Marre është të mos ua plotësosh të drejtat studentëve”

Gjyla Halili

ME AKADEMIK REXHEP QOSJEN, NJË RRESHT, NJË HISTORI, NJË IDEAL KOMBËTAR

Gjyla Halili

Ndërpritet mbledhja nlë Parlament, Dauti kërkon respektim të gjuhës shqipe!

Gjyla Halili