AKTUALE

Krenar Lloga reagon: Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën shtet sot!

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët nga ASH – Ziadin Sela, Krenar Lloga, ka reaguar pas votimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB.

“Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën shtet sot!”, ka deklaruar Lloga.

Ai e ka cilësuar të papranueshëm arsyetimin e koalicionit qeveritar vLEN, sipas të cilit ministri Mucunski ka votuar “në mënyrë të pavarur”.

“Arsyetimi se Ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, voton kokë më vete kundër Palestinës në OKB është i turpshëm, është ofendim i inteligjencës sonë individuale dhe kolektive. Ai votim përfaqëson Qeverinë (vLEN–DPMNE) dhe të gjithë ne si RMV-në”, ka theksuar Lloga.

Banner

Related posts

ASh: Mashtrim zgjedhor në Butel – VLEN tenton të manipulojë me kandidaturë

Gjyla Halili

ASH – Vrapçisht: Kandidatura e pavarur e Isen Shabanit qëndrim personal, jo i strukturave të ASH-së!

Gjyla Halili

Bdi dega Tetovë: Hipokrizia politike e Bilall Kasamit nuk e nderon gjakun e dëshmorëve

Gjyla Halili