Shoqata USKANA, në bashkëpunim me “Oda Kërçovare” 🪕– një shoqatë kërçovare me seli në Zvicër 🇨🇭, e cila merret me kultivimin e muzikës tradicionale shqiptare dhe ruajtjen e vlerave tona kulturore – për të dytin vit me radhë organizojnë mbrëmjen kulturore “Nata Kërçovare në Mynih II”.
📅 Pas suksesit të jashtëzakonshëm të vitit të kaluar, ku përmes këngës e vallëzimit u afruam me njëri-tjetrin dhe rikthyem mallin për vendlindjen, këtë vit pritet një atmosferë edhe më emocionuese.
🎤 Në skenë do të ndizen emocionet, krenaria dhe dashuria për Kërçovën tonë, përmes këngëve dhe melodive që na bëjnë të ndjehemi si në shtëpi, kudo që jemi.
🤝🗳️🤝 Në këtë mbrëmje do të jetë i pranishëm edhe z. Fatmir Dehari, kryetari aktual i Komunës së Kërçovës, në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet lokale që po afrojnë. Mynihu është destinacioni i radhës që ai ka zgjedhur për të shpalosur programin e tij dhe për t’u takuar me mërgatën kërçovare.
📍Mos e humbisni këtë mbrëmje unike që bashkon zemrat kërçovare në Mynih 🇩🇪dhe më gjerë!Kjo ngjarje po shndërrohet në një traditë të bukur që do të përsëritet çdo vit, duke ruajtur dhe përcjellë me krenari kulturën tonë brez pas brezi.
🍽️ Ashtu si gjithmonë, Shoqata USKANA do të ofrojë ushqime dhe pije të llojllojshme.
Me respekt, Kryesia e Shoqatës Uskana München